Për këtë arsye Milo kërkoi një kordinim më të mirë të koalicionit, në kushtet sipas tij, kur kundërshtarët do bëjnë çdo gjë për të qendruar në pushtet, madje dhe duke thyer ligjin dhe Kushtetutën, pasi kanë dhënë prova për këtë.
"Dhunimi i KQZ-së dhe ngërci në të cilin ai është futur, rrezikon shkatërrimin e procesit zgjedhorë dhe deligjitimimin e zgjedhjeve. Sali Berisha kërkon një alibi për humbjen e sigurt që e pret. Po gatuan krizën që do ta sillte si një justifikim neser.
Është mjeshtri i manipulimit dhe nëse do të kishte çmime gines në këtë fushë, ai do të ishte i pari. Është shumë e rëndësishme që opozita të mosushqejë iluzione për një fitore të lehtë, se mjafton që erdhi LSI atje ku e ka patur vendin me kohë, dhe suksesi është i garantuar.
Nevojitet front i bashkuar në formë e në përmbajtje. Gjithsecili ka se çfarë të ofrojë, askush nuk është i tepërt", deklaroi Milo. Duke bërë thirrje për një strategji të përbashkët.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)