PE kërkesë ‘Amazon’: Të mos tregtohen më mallra që përfaqësojnë regjimin sovjetik

PE kërkesë ‘Amazon’: Të mos tregtohen më mallra që përfaqësojnë regjimin sovjetik

Foto ilustruese

Mallrat me tematikë sovjetike nuk duhet të tregtohen më online në platformën Amazon. Kërkesa është bërë nga disa anëtarë të Parlamentit Europian, të cilët i kanë kërkuar Jeff Bezos, kreut të Amazon që të mos lejojë më tregtimin e këtyre mallrave. Në një letër publike, ata thotë se tregtimi i këtyre mallrave ofendon viktimat dhe të dëmtuarit e regjimit sovjetik.

Kjo nismë vjen pas vendimit që gjiganti amerikan i tregtisë Walmart mori më herët, për të ndaluar shitjen e rrobave me çekiçin dhe drapërin e regjimit komunist.

Sipas “The Guardian”, 27 deputetë kërkuan “ndërprerjen e shitjeve të mallrave me simbolin e çekiçit dhe drapërit, që përfaqëson Bashkimin Sovjetik, në platformën Amazon Inc”. Deputetët kërkojnë ndalimin e tregtimit të bluzave, kostumeve, flamuje por edhe të tjera objekte që përfaqësojnë atë periudhë. Kërkesa e tyre vjen pasi “Amazon”, ka tregtuar disa bluze të kuqe, T-shirt me simbolin e çekiçit dhe draprit me ngjyrë të verdhë që do të thotë BRSS, ose Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja