PE mbyll derën e negociatorëve: Zgjidhini vetë problemet, shqiptarët duan BE-në

A do të negociojnë ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri?! Knut Fleckenstein thotë se është koha që politika t'i zgjidhë vetë problemet. Në të njëtën linjë ishte edhe kryesuesi i delegacionit, i Partive Popullore Evropiane Tunne Kelam.

"Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t'i zgjidhë vet ë problemet e veta. Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit. Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. Ne e dimë se 90% të shqiptarëve duan të futen në BE dhe ky është një mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri tjetrin", tha raportuesi për Shqipërinë në PE, gjatë konferencës përmbyllëse të delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë.


Lajmi kryesor:

PE të prerë: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! Opozita po gabon, s'ka qeveri tranzitore (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë

Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë