PE: Partitë në Kosovë të punojnë
në mënyrë konstruktive

PE: Partitë në Kosovë të punojnë<br />në mënyrë konstruktive
Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të martë një rezolutë për Kosovën, në të cilën u bëhet thirrje “të gjitha partive politike që të vazhdojnë të punojnë për Kosovën, në mënyrë konstruktive dhe në frymë evropiane”, pasi kanë mbetur pak hapa në rrugën për liberalizim të vizave.

Kjo rezolutë u miratua me 40 vota për, 12 kundër dhe 5 abstenime.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, tha se votimi i sotëm përsëri dërgon mesazh të fuqishëm se e ardhmja e Kosovës së pavarur qëndron në Bashkimin Evropian.

Më tutje ajo tha se dy standardet e mbetura duhet dhe mund të plotësohen së shpejti nga Kosova: ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe arritja e dënimeve për korrupsion dhe krim të organizuar të nivelit të lartë”, theksohet në faqen në Internet të Parlamentit Evropian.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë shprehur shqetësim për polarizimin e vazhdueshm ekstrem të ambientit politik dhe kanë shfaqur keqardhje për ritmin e ngadaltë të përpjekjeve në Kosovë për ndërtimin e një kapaciteti adekuat dhe efikas administrativ.

Po ashtu, ata e kanë dënuar shkatërrimin e dhunshëm të këtyre përpjekjeve në pjesn e parë të vitit 2016 në Kosovë.

Anëtarët e Parlamentit Evropian, duke pasur parasysh faktin se pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur Kosovën, kanë thënë se nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta bënin këtë, kjo do ta rriste kredibilitetin e BE-së në politikën e jashtme dhe do të ndihmonte në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Pritet që për këtë rezolutë Parlamenti Evropian, do të votoj në sesionin e muajit prill.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë