Parlamenti Evropian ka publikuar një projekt-rezolutë për Shqipërinë sa i takon politikave të ndërmarra në vitet e fundit. Në projekt-rezolutën e prezantuar nga raportuesja e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos, vlerësohet progresi i vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithashtu edhe në reformën në drejtësi.
Nga ana tjetër, sa i përket skenës politike, partive u bëhet thirrje që të angazhohen për të marrë masa sa i takon shqetësimeve të lidhura në financimin e tyre.
Kriktika renditen në projekt-rezolutë sa i takon planeve të qeverisë për aministi fiskale dhe pasaporta të arta, ku shprehet edhe keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore dhe shqetësimet për mungesën e transparencës dhe të konkurrencës në koncesione dhe prokurime publike. Ky projektligj i propozuar nga qeveria, konsiderohet i papajtueshëm me normat e Bashkimit Europian dhe politikën e vizave.
Sipas projekt-rezolutës, Shqipëria gjatë dy viteve të fundit, nuk ka shënuar progres në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësimet kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeministri ka marrë rolin e disiplinuesit.
“Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri,” thuhet në projekt-rezolutë.
Ndërkohë për herë të parë në projekt-rezolutë është folur edhe për problemin e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, për të cilat bën thirrje që të deklasifikohen dhe të bëhen publike për qytetarët në mënyrë që të përparohet në drejtësi. Projekt-rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamentit Evropian dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët në vijim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.3%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
29 Mars, 20:07
-
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
29 Mars, 18:25
-
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
29 Mars, 18:09
-
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
29 Mars, 18:08
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
29 Mars, 17:53
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
29 Mars, 16:22
-
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
29 Mars, 15:06
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02