PE: Të hetohen eurot e Bashkimit Evropian në Kosovë

PE: Të hetohen eurot e Bashkimit Evropian në Kosovë
Parlamenti Evropian i kërkon EULEX-it më shumë përkushtim në hetimin e miliona eurove të dhuruara nga fondet e Bashkimit Evropian,
të cilat ka dyshime se janë abuzuar në Aeroportin e Prishtinës dhe Korporatën Elektro-energjetike të Kosovës. 

James Duk, zëdhënës i Parlamentit Evropian, i ka thënë Radio Kosovës se hetimet për këto raste janë adresuar që nga viti 2009. Sipas tij, ekziston një raport për disa raste në dy ndërmarrjet publike në Kosovë, si dhe raste të tjera të evidentuara që nga koha e UNMIK-ut që nuk janë zbardhur ende. Zyrtarët e EULEX-it nuk e kanë komentuar çështjen e kërkesave të Parlamentit Evropian. Bardha Azari, zëdhënëse e këtij misioni, ka konfirmuar vetëm një rast të hetimeve rreth KEK-ut i transferuar nga UNMIK-u tek EULEX-i, që është ndërprerë vitin e kaluar. 

Shqetësues për Parlamentit Evropian po ashtu mbetet fakti që prokurorët ndërkombëtarë dhe vendorë kanë nisur hetimet dhe i kanë ndërprerë ato duke treguar papërgjegjësi totale. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, janë të paktën 27 raste të korrupsionit që nuk janë hetuar fare, nga të cilat 12 janë raste të rënda ku përfshihen miliona euro të keqpërdorura. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin