Sesioni i dytë i takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipërisë – Bashkimi Evropian, u mbyll me deklaratën e përbashkët të dy përfaqësueseve politikë, Taulant Balla nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Marco Tarquinio nga Parlamenti Evropian.
Në deklaratë u bë me dije hapja e një zyre përfaqësimi për Ballkanin Perëndimor në Tiranë me vendim të PE. Ndër të tjera, u përshëndet bashkëpunimi i ngushtë dhe mbështetja që Evropa i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në familjen evropiane.
“Jemi dakord për nevojën për të pasur legjislacion të mirë si dhe zbatimin e tij të qëndrueshme dhe të intensifikuar. Mirëpresim ambicien për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, dhe në veçanti ecurinë ne hapjen e një numri mbresëlënës të grupkapitujve negociues gjatë 12 muajve të fundit. Me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit përpara fundit të vitit.
Përshëndesim më tej rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtë dhe të sigurisë të BE veçanërisht në reagimin e saj nga sfidave globale dhe në ndikimin pozitiv për stabilitetin rajonal dhe angazhimin proaktiv rajonal, siç janë tregu u përbashkët, procesi i Berlinit. Parlamenti Evropian është i gatshëm të vijojë të ndihmojë Kuvendin ndërkohë që Shqipëria i afrohet anëtarësimit të plotë në BE. Përshëndesim vendimin e PE, për të na hapur në Tiranë zyrën e përfaqësimit të tij për Ballkanin Perëndimor. Kjo përbën njëherësh njohjen e arritjeve të vendit për anëtarësim si dhe vlerësimin e Tiranës si një ndër kryeqytetet më tërheqëse dhe më dinamike në këtë pjesë të Evropës”, thuhej në deklaratën e përbashkët.
Pas deklaratës, PD shpjegoi se "Komiteti MSA u mbyll pa një rezolutë të përbashkët konsensuale, për shkak se nuk ishte përfshirë kësaj here në axhendë. Në axhendë ishte përfshirë vetëm një deklaratë e përbashkët e bashkëkryetarëve të Komiteti."
Lajmi kryesor:
Drejtësia e 11 maji përplas PD e PS para eurodeputetëve! Bardhi: Korrupsioni në nivele të larta! Manja: Baltosni vendin për integrimin









