Peci: Muzika kishtare për
herë të parë këndohet shqip

Peci: Muzika kishtare për<br />herë të parë këndohet shqip
TIRANË - Kori Bizantin “Shën Johan Kukuzeli” nën drejtimin e Theothor Pecit, Shqipëri, është bashkuar me ansamblin Salsburger Saitnklang, themeluar në 1992 nga Wilfried Scharfs. Të dyja grupet muzikore të traditës bizantine i bashkohen edicionit të 8-të të festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të dy botëve”, i cili këtë herë vjen me konceptin “Aty ku tradita takon klasiken”. Për shtatë vjet ARGJIRO-ja e organizoi në Kalanë e Gjirokastrës këtë festival, i cili këtë vit mbahet më 22-25 shtator.

Dje u dha koncerti i parë në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse në Tiranë. Pas kësaj festivali do të udhëtojë në Muzeun Onufri të Beratit dhe në Kishën Françeskane në Shkodër. Për drejtoren artistike të festivalit, Ilda Mara, ky është një projekt unik në Shqipëri jo vetëm sepse përfshin një fushë të rëndësishme të kulturës dhe të arteve, artin muzikor dhe përqendrohet veçanërisht te ndërthurja e muzikës klasike me atë tradicionale, por se “Festivali synon t’i japë një hov jetës kulturore-artistike në Berat, Tiranë dhe Shkodër”.

Drejtori i korit bizantin “Shën Johan Kukuzeli”, Theothor Peci shprehet për “Shqiptarja”.com se “Kori bizantin në Shqipëri ka filluar vitin që në vitin 1998. I përbërë nga studentë të muzikës bizantine, është themeluar edhe institucioni i parë i artit psaltik në Shqipëri. Sipas Pecit kjo ka të bëjë me ringjalljen e një tradite të vjetër. Ai thekson se është frymëzuar nga Fan Noli që shqipëroi psaltet. Tashmë meloditë bizantine këndohen për herë të parë në gjuhën shqipe. “Muzikanët të vjetër yë shekullit të 15-18, janë sjellë në gjuhën shqipe për herë të parë”, thotë peci. Ndërsa muzikanti austriak Wilfried Scharfs rrëfen një tjetër përvojë nga vendi i tij. Rrëfen se është frymëzuar nga folklori austriak.

“Që i vogël unë kam qenë i aftë të luajë çdo lloj muzike. Sigurisht muzika folk austriake është një pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës kishtare, por filozofia jonë është të luajmë muzikë bizantine sa më shumë të jetë me mundur me instrumentet tona folklorike. Instrumenti me të cilin unë luaj është sitari austriak që është kombinim i një mandoline dhe i një harpe. Është një miks i tingujve të kitarës, harpës dhe sitarit. Çdo instrument ka vendin e vet, së bashku ata mund të luajnë Moxartin, Hajden, muzikë klasike dhe lloje të tjera”, thotë Scharfs për gazetën duke theksuar se “Kjo është filozofia jonë, që të luajmë muzikën barok me instrumentet tona popullore. Ndërkohë gjatë viztës së tij në Shqipëri Wilfried Scharfs ka vënë re se mbështetja e artit kishtar bizantin në artin kombëtar ka ndoshur edhe në vendin tonë në të kaluarën. “Më ka pëlqyre këtu historia artistike ortodokse.

Shqipëria është shumë interesante për ne. Interesante janë veçanërisht pikturat e vjetra të kishave ortodokse, që flasin për një art të vjetër shumë të bukur, sidomos pikturat e tyre”, thekson Scharfs. Për dy liderët e grupeve konceptore të muzikës barok, Peci dhe Scharfs, duket se ka një pikë të fortë takimi: ndërsa austriaku i vendos fillesat e koncertit në muzikën folklorike me synimin që të shtrihet në muzikën e gjithanshme të Moxartit dhe të vazhdojë me të gjitha stilet moderne të muzikës, shqiptari mendon të ndjek traditën e Shën Johan Kukuzelit dhe Fan Nolit, që muzika kishtare më në fund të tingëllojë shqip. 
 
 
Festivali 
Mbrëmë në Tiranë u dha koncerti me Muzikë Baroke nga ansambli Salzburger Saitenklang, Wilfried Scharf (zither) dhe Roswitha Steindl (kitare), Sabine Kraus (harpe) (Austri). Sot në Shkodër do të jepet koncerti me muzike bizantine nga kori i psalteve "Shën Joan Kukuzeli" nën drejtimin e Theodhor Pecit  (Shqiperi).
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com versioni (print) 24 shtator 2014
 

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital