Pedagogët protestojnë te Universiteti i Arteve, studentët nuk i bashkohen: Të hënën do bojkotojmë mësimin, fundjava është shansi i qeverisë të na plotësojë kërkesat

TIRANË- Pedagogët nuk i janë zmbrapsur qëndrimit të tyre primar për bojkotimin e auditorëve në rast se qeveria nuk do të pranojnë 9 kërkesat e tyre.

Në protestën e dytë të zhvilluar në Universitetin e Arteve, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve deklaroi se ditën e hënë do të ketë bojkot të procesit mësimor, ndërsa fundjava do të jetë shansi i qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre, për të cilat do të insistojnë. Pedagogët shtuan se në orën 08:00 deri në orën 10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj në universitete dhe në orën 10:00-12:00 stafi do të dalë jashtë oborreve të Fakultetit.

Akademikët riktheksuan se bojkoti dhe protestat do të vijojnë deri në një përgjigje te qeverisë për kërkesat e tyre dhe se gëzojnë interesin e Presiidentit Begaj të cilin Kovaçi e cilëson si pozitive.

Pedagogët vijojnë të theksojnë se nuk do të negociojnë për kërkesat e tyre pasi rritja me 30 % u bë pikërisht në shenjë negocimi, pasi vlera që pedagogët kërkojnë në total është 50 %. Pra, akademikët kanë ndarë vlerën 50%, 30% për këtë vit dhe 20% në vitin e ardhshëm

Por përgjigja e kryeministrit Rama për kërkesën e nga Universiteti Bujqësor ishte duke i thënë se mund të bëjnë vetëm rritje me 7%. Sipas tij, pedagogët mund të kenë akses në fondet europiane falë profesionalizmit të tyre dhe mund të marrin projekte që të ndikojnë menjëherë në të ardhurat e tyre.

Kërkesat e pedagogëve

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Vendimi final i Pedagogëve: Bojkot në datën 17! Fundjava do jetë shansi i qeverisë për të plotësuar kërkesat

1665743188_WATERMARKREPORTtv.00134005.Still011.jpg

Sindikata e punonjësve të universiteteve deklaroi sot vendimin final, bojkot në datën 17. Pedagogët u shprehën se fundjava do jetë shansi i qeverisë për të plotësuar kërkesat e pedagpgëve.

Ora 11:51
Punimet shkencore, Kovaçi: Paragjykohen disa për plagjaturë por unë i quaj heronj! Se të bësh 10 mijë euro s’ke kohë ta bësh, do gjesh punë

 

Punimet shkencore në vendin tonë shkojnë deri në 10 mijë euro. Kështu u shpreh kryetari i Sindiktatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i cili gjithashtu shtoi se që të bësh një punim shkencor është heroike. Kovaçi tha se në krahasim me Kosovën ne jo vetëm që nuk rimbursohemi me 8 mijë euro edhe na duhet të paguajmë.

Unë them me plot gojë se ata që ishin këtu e ata që s’jnë do i konsideroja yjet e protestës për një arsim të qëndrueshëm. (…)

Nuk ka qenë vlerësimi ka qenë movlerësimi që na ka sjellë këtu. Profesorati është goditur githnjë. Kam një vit me paterica, me dy dhe kam dhënë mësim si gjtihë të tjerët.

Idetë futuriste se mund të ketë këtu pa investim vetëm këtu kam parë. E di që shpesh paragjykohen për plagjaturë, po unë i quaj heronj. Se të dalësh me shifër 10 milion lekë për punim shkencor do të duhet të punosh sa këtej sa andej kurse në Kosovë paguhen 8 mijë euro, s’të del bursa për punim shkencor pa 8 mijë euro aty anash.

Në llogaritje ne jem dëmtuar rëndë financiarisht. Kjo lëvizje është e profesoratit në përpjekje për të ndryshuar diçka. Ka dhe nga ata që duan të na lënë këtë kënetë, unë i quaj grevëthyes.

Shkoni nëpër tualetet e universiteteve, ju lutem shkoni se nuk ka ujë, s’ka letra. Ne paguhemi 2 rroga në kurriz të studentëve, a janë gati ata të paguajnë edhe 3 të tjera në kurriz të tyre?

Natyrisht edhe ne prandaj e kemi bërë pikën 9, ore ku i kemi këto. Se e kemi parë universitetin e Filolohjikut me një sallë Leksioni. Ku i kemi këto bibliotekat?- tha Kovvaçi.

Ora 11:43
‘Ta bëjmë Shqipërinë si Kosova, jo si Europa’, Kovaçi: Pagat e pedagogëve s’janë në përputhje me tregun e punës

 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi në protestën para Universitetit të Arteve, tha se kërkesat e tyre kryeministri i quajti ultimatume, duke shtuar se pagat e pedagogëve nuk janë në përputhje me tregun e punës. Ai tha se nëse nuk e bëjme dot Shqipërinë si Evropa të paktën ta bëjmë si Kosova.

“Ka pasur keqkuptime mbi përmbajtjen e peticionit, ka pasur sugjerime që propozimi të përfundojë me një manifest. Ne e kemi thënë që nuk bëhet fjalë për rrogën e një pedagogu që të mbajë familjen e tij, por që të jetë dinjitoz. Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë. Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër. Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje. Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova”, tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shume drejte: 14/10/2022 23:55

    Duhet bojkot minimumi javet e para pasi pedagoget dhe studentet jane ajka e shoqerise , duhet një proteste e forte në ministrine e arsimit po Ashtu një bojkot rritje page dhe abone falas për cdo student dhe 50€ cdo muaj për student mbi 8 mesataren , tarifa falas për cdo nivel nese studenti ka mbi 9 mesataren po ashtu fonde për kerkim-zhvillim dhe fonde shtese për trajnime jashtë te profesoreve! Me 17 tetor te bashkohen edhe grupe te tjera nga profesoret! Mesa duket protesta nuk ndalet Deri në rrezimin e ministrise araimit dhe reformim!

    Përgjigju
    • Lala: 15/10/2022 11:15

      Per ke student e ke? Per ata te miret QE do largohen pas shkolle apo per ata bylmezat QE do qendrojn e do e ndrisin. Universiteti esht investim per te ardhmen.e ska PSE te investohet te Studenten me taksat to a Kur ata do ikin.nese dihet te suportohet exelenca shume dakort Po me Justin QE kete investim Toni kundrejt tyre te kthehet mbrapsh ne formen e punes SE t yee disa vjecare per shlyerje e detyrimit ndaj shoqeris.sa per pedagoget TI reitet rroga ne Proportion me te tjeret.bukea buk i thon edge ata

  • romeo: 14/10/2022 14:57

    Keta petagoge jane hajdute te ndyre na ngelin ne provime sepse duan leke, jane te pa fytyre.

    Përgjigju
    • Gabim: 14/10/2022 23:56

      Kush ka mesuar ka kaluar dhe ka marr edhe 6 , 8 apo 10 por kush nuk meson te ngelë dhe nese ngel mbi. 5 herë ne të njejten lende te largohet Nga Universiteti cdo student

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar