Pediatrja në Rreze Dielli : Prindër larg fëmijët nga antibiotiku

Tendenca e prindërve është që me shqetësimin e parë të fëmijës ta dërgojnë atë tek mjeku. Megjithatë mjekja pediatre Ilsa Kraja rekomandon shmangjen në mënyrë kategorike të antibiotikëve. E ftuar në emisionin Rreze DielliReport Tv, mjekja pediatre Ilsa Kraja,këshillon përdorimin e çajrave apo ilaçeve të lehta. Sipas saj antibiotiku përdoret vetëm në rastet kur gjëndja gripale ka avancuar dhe zgjat për shumë kohë.

Unë do iu rekomandoja prindërve që të mos prezantohen te mjeku që ditën e parë. Nëse ata kanë parasysh disa gjëra do ta shohin që mund ta kalojnë shumë mirë edhe në shtëpi. Këshilloj antibiotik sa më pak .Shoh që prindërit shqiptarë janë shumë të axhituar, frikacakë dhe shkojnë menjëherë te doktori.

Ka prindër që insistojnë që ne tu japim fëmijëve antibiotikë. Insistojnë sepse duan të jenë të sigurt. Na thonë : " Beja të gjitha vetëm shëroje". Po në fakt nuk është kështu. Mbi 85 % e infeksioneve tek fëmijët , janë infeksione virale të cilat kalojnë ditën e tretë apo të katërt. Ne rekomandojmë përdorimin e paracetamolit apo ibuprofenit në varësi të situatës. dua të theksoj që këto 2 ilaçe nuk jepen vetëm në rastet e temperaturës. Ne duhet të sigurohemi që fëmija të ketë një gjëndje të përgjithshme të mirë.

Mjekja pediatre Ilsa Kraja

Së fundmi është vënë re një shtim i rasteve të fëmijëve me variçelë. Shqetësimi i prindërve, sidomos për faktin që kjo është një sëmundje ngjitëse ka ardhur duke u shtuar. Sipas pediatres Kraja, çështja e variçelës nuk duhet të zmadhohet kaq shumë. Ajo është një sëmundje e cila kalohet tek të gjithë fëmijët, por duhet të tregohet kujdes , sidomos tek fëmijët me imunitet të dobët.

Nuk e di nëse mund ta quaj epidemi, por kemi shumë raste të fëmijëve me variçelë, ose siç e njohim të gjithë "Lia e dhenve". Do të thoja që variçela nuk është nga ato sëmundjet e rënda. Variçela është një ndër sëmundjet infektive që e kalojnë të gjithë fëmijët që nuk janë të vaksinuar. Në shumicën e rasteve kalohet në formën më të lehtë të mundshme.

Ka raste kur fëmijët kanë imunitet më të ulur dhe shprehet në formë më të rëndë, por shumicën e rasteve shoqërohet me pak rrufë apo tështima ditët e para, pak temperaturë dhe shfaqen elementët në lëkurë në formë flluskash me ujë, por që vetëkufizohen brenda një jave. Unë nuk do ta zmadhoja kaq shumë çështjen e variçelës. Është një sëmundje komune që prek gjithë fëmijët. Sa më të vegjël të jenë aq më lehtë e kalojnë . Mund të kalohet me pak paracetamol, pak pudër për lëkurën për të eleminuar kruarjet dhe jo larje të fëmijës.

Mjekja pediatre Ilsa Kraja

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'