TIRANE- Robin Arnold, pedofili anglez që u dënua nga gjykata e Tiranës me 15.6 vite burg për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vazhdon të përbëjë rrezik për fëmijët, pasi pas dënimit ai është transferuar nga burgu 302 në Tiranë në atë të Vaqarrit.

Pikërisht në këtë burg vuajnë dënimin fëmijë të mitur të përfshirë në vepra të ndryshme penale, ndërkohë që mes tyre ndodhet dhe Robin Arnold për të cilin gjykata është shprehur duke e dënuar për pedofili dhe se ka rrezikshmëri në ambientet ku qëndrojnë fëmijë.

60-vjeçari nga Sheringami i Anglisë sipas përfaqësuesit të burgut të Vaqarit Erkand Kola, ka një sjellje përfekte dhe se mund të meret si shëmbull edhe nga të dënuarit e tjerë të këtij burgu. Nëpërmjet procesverbalit të hartuar nga nënpunësi i burgut të Vaqarit Erkand Kola, i dënuari Robin Arnold ka arritur të përfitojë uljen e dënimit me plot 3 muaj, ndërkohë që arsyet kanë qënë vetëm sjellja e mirë dhe interesi i tij për të zhvilluar diskutime në grup mes të dënuarve të mitur.

Në fakt nuk dihen arsyet se pse i dënuari për pedofili dhe abuzimi me fëmijët e qëndrës humanitare “Fëmijët e tij”, është izoluar në një ambjent ku vuajnë dënimin dhjetëra fëmijë të mitur. Edhe pse gjykata ka vendosur që ky shtetas të mbahet larg fëmijëve për shkak të prirjeve pedofilike, autoritetet e burgut e kanë izoluar atë pikërisht në një burg duke e strehuar së bashku me fëmijët.

Vendimi për uljen e dënimit
Në vendimin e gjykatës së kryeqytetit thuhet se në vendimin nr. 3 datë 12.01.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë, kërkuesi Robin James Arnold është dënuar për veprën penale të “Mardhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” në bazë të nenit 100/2 K.Penal është dënuar me 15 vjet e 6 muaj burgim. Ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 05.11.2010.

Kërkuesi Robin Arnold është duke kryer dënimin në IEVP Vaqarr Tiranë. Nga dinamika e vuajtjes së dënimit, hartuar nga insitucioni me datë 25.06.2012 kërkuesi Robin Arnold nga dënimi i dhënë ka vuajtur 6 vjet,4 muaj e 2 ditë dhe i kanë mbetur për të vuajtur 9 vjet 1 muaj e 28 ditë. Sipas vlerësimit të sjelljes hartuar datë 22.06.2012 nga Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Vaqarr, ka respektuar me korrektësi rregulloren e institucionit dhe nuk është ndëshkuar me masa disiplinore. Sipas Erkand Kolës, Robin Arnold ka marrdhënie shumë të mirra me personelin si dhe me bashkëvuajtësit. Marrëdhënie të mirra me familjarët dhe me të afërmit, kontakte të rregullta me ta sipas rregullores së brendshme, shfaq interes për tu përfshirë në programet e ndryshme që zhvillohen në institucion. Arnold merr pjesë në këshillime individuale teorike dhe në grup.Merr pjesë në aktivitetet sportive, etj. Gjykata në shqyrtimin e kërkesës ka parasysh qëndrimin shumë të mirë të kërkuesit në insitucion, ka qënë i padënuar më parë, nuk ka masa disiplinore, nuk ka përfituar ulje dënimi brenda 1 viti. Gjykata arrin në përfundimin se kërkesa e kërkuesit është e drejtë dhe duhet të pranohet. Nisur nga kjo situatë gjykata ka vendosur të ulë me 90 ditë dënimin e pedofilit anglez Robert Arnold.
Marre nga Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com