Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë shkimin e gazetës greke “Esspreso”, sipas të cilës ka pasur abuzim seksual të djemve të mitur shqiptarë në Selanik të Greqisë.
 
Në një reagim kë kësaj ministrie theksohet se autoritetet greke kanë informuar se kanë nisur procedimin penal me qëllim hetimin e plotë të vërtetësisë së informacionit të publikuar në gazetën greke “Esspreso”.

Nga hetimet e kryera deri më tani, si nga Prokuroria por edhe nga Policia e Selanikut nuk ekzistojnë prova apo dëshmi që ky informacion të jetë i vërtetë. Aktualisht nuk ka asnjë kallëzim konkret për abuzim seksual të shtetasve të mitur shqiptarë apo bullgarë, siç pretendohet në shkrimin e gazetës, e megjithatë hetimi vazhdon thekoson MB.
 
Po sipas kësaj ministrie i kushtohet një vëmendje e posaçme zbatimit të procedurave standarde, për të miturit që kalojnë kufirin, qofshin këta të shoqëruar nga prindërit ose jo, duke i intervistuar në çdo rast për qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit, në hyrje dhe dalje të kufirit shqiptar.
 
Nga Janari 2015, nga të dhënat e Policisë së Kufirit dhe Migracionit sipas Ministrisë së Brendshme rezulton të jenë lejuar të udhëtojnë në drejtim të Greqisë 645 shtetas të mitur me prokurë noteriale.


Ndërkohë iu është refuzuar dalja nga ana e Policisë shqiptare për mosplotësim të kushteve të udhëtimit, (mungesë të deklaratës noteriale, apo probleme të ngjashme), 93 shtetasve shqiptarë të mitur. Për të njëjtën periudhë kohore janë kapur në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit 18 shtetas të mitur, të cilët pas intervistimeve u janë dorëzuar familjarëve.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)