TIRANE - Një ditë pas arrestimit nën akuzën e “ngacimit eseksual ndaj të miturve” të kreut të shoqatës “Jetimët në Fokus” Maksim Liço, prokuroria e Tiranës zgjeron rrethin e personave të përfshirë në hetim.

Burime nga organi i akuzës thanë A1Report se hetimet do të shtrihen në aktivitetin e shoqatës në qytetin e Tiranës dhe Korçës ku Liço sëbashku me stafin e tij ushtronte aktivitetin.

Nesër në orën 10:00 Maksim Liço do të paraqitet para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se trupi gjykues do të kryesohet nga Hasim Vokshi.

Po të njëjtat burime shtuan se janë 15 persona, të cilët do të merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me skandalin, teksa janë dëshmitë e tyre të cilat pritet të zbardhin mënyrën se si rekrutoheshin fëmijët për t’u bërë pjesë e shoqatës.

Një ditë më parë Prokuroria sekuestroi si provë materiale në zyrën e shoqatës “Jetimët në Fokus” disa kompjutera, dokumente të shoqatës dhe një regjistër të anëtarëve të saj dhe fëmijëvë të cilët në periduha të ndryshme kanë pasur raporte me këtë shoqatë.

Maksim Liço aktulaisht mbahet në ambjentet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë ndërsa të shtunën do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Për të vlerësuar “arrestin me burg” ndaj Liços, Prokuroria thotë se do të përdoren si provë materiale pamjet filmike të transmetuara në media, ku kreu i shoqatës i kërkon një jetimi 16-vjecar të kryejë marrëdhënie seksuale me të në këmbim të statusit të jetimit dhe parave. Ai pohon në kqëto përgjigjime se nuk është hera e parë për të që shkon me të mitur.

Mësohet se Lico ka refuzuar të flasë për hetuesit në lidhje me skandalin gjatë 24 orëve që qëndron i arrestuar, teksa ka kërkuar të komunikojë me familjen dhe të zgjedhë një avokat mbrojtës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)