Pedrosa nuk ndalet në Brno
parakalon Lorenzon në fund

Pedrosa nuk ndalet në Brno<br />parakalon Lorenzon në fund
Dani Pedrosa ka fituar Çmimin e Madh të Çekisë në MotoGP, duke rihapur plotësisht luftën për titullin kampion me Horge Lorencon.
Dy pilotët për 22 xhiro garuan të ngjitur me njëri-tjetrin, por në xhiron e fundit, ndërruan katër herë pozicionet duke zhvilluar një duel spektakolar që mungonte prej periudhës së artë të Valentino Rosit.
Daniel Pedrosa në fund kaloi i pari vijën e finisht duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme për ecurinë e kampionatit, pasi ka ngushtuar diferencën me kreun e rënditjes në 13 pikë. Podi i fituesve në pistën e Brnos u plotësua me pilotin e talentuar Kraçlou. Ky ishte edhe podiumi i parë në karrierë për këtë pilot.
"The Docktor" nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i 7 në përfundim të garës duke nxjerrë në pah edhe njëherë problemet me motorrin Dukati.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan