PE-ja sërish do të kërkojë nga pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

 PE-ja sërish do të kërkojë nga pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

Foto ilustruese

Parlamenti Evropian sërish do t’i bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë sa më shpejt atë.

Kjo ftesë e PE-së përsëritet në draft-raportin për Kosovën, të përgatitur në Komisionin e Politikës së Jashtme nga raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon.

“Jemi në dijeni se pesë shtetet anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe përsëritet thirrja ndaj atyre që ta bëjnë këtë; nënvizohet se njohja do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë dokument.

Parlamenti Evropian nuk bën thirrje të tilla për herë të parë, pasi Parlamenti Evropian vazhdon të jetë i vetmi institucion i BE-së që nga fillimi i referohet Kosovës si shtet. 

Në draft-raport thuhet se Kosova vazhdon të vuajë nga mungesa e stabiliteti politik, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2019. Nga Kosova kërkohet që të shtojë përpjekjet për të adresuar problemet në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, funksionimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik.

Raporti nënvizon se Kosova vazhdon të jetë i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilit kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen edhe pse i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave që në vitin 2018.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Këshillit që urgjentisht të lëvizë drejt vendosjes së regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës.

Parlamenti Evropian, përmes këtij raporti, kërkon nga Kosova që të shtojë përpjekjet në luftë kundër korrupsionit dhe të dëshmojë më shumë vullnet politik edhe në përmbushjen e kushteve të caktuara me agjendën e reformave evropiane (ERA).

Në këtë tekst shprehet keqardhje për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shuar Ministrinë e Integrimeve Evropiane, por kërkohet që strukturat e reja të kenë nivel të duhur të kompetencave, në mënyrë që të jenë në gjendje të koordinojnë procesin e integrimeve.

Raporti është draftuar nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Për të do të debatohet së pari në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ku do të votohet si raport. Pastaj do të debatohet dhe miratohet edhe si rezolutë e Parlamentit Evropian gjatë një seance plenare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!