BEOGRAD - Serbia, si vend neutral ushtarak, zhvillon marrëdhënie me Lindjen dhe Perëndimin, bazuar mbi respektin dhe interesin e përbashkët dhe nuk merr në konsideratë asnjë anëtarësim në ndonjë aleancë ushtarake, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç gjatë një vizitë në Kinë.
"Pikat kryesore për sigurinë kombëtare të Serbisë janë politika e jashtme proevropiane dhe përmirësimi i marrëdhënieve me aktorët më me ndikim në komunitetin ndërkombëtar dhe shtetet në rajon", theksoi Gashiç në Forumin e Xiangshanit në Pekin.
"Evropa Juglindore ka një rëndësi dhe potencial të madh gjeostrategjik", shtoi ai.
"Për shkak të kësaj shtetet e kësaj pjese të Evropës janë direkt përgjegjëse për ta bërë këtë rajon të sigurt", deklaroi Gashiç./ATSH/