Pele në një intervistë të gjatë për Brazilin në fushë dhe jashtë saj zbulon se kishte shumë frikë për atë që mund të ndodhte në vend nga protestat masive nëse ekipi nuk do të kishte fituar Kupën e Konfederatave.
Suksesi i Brazilit në Kupën e Konfederatave ndikoi në qetësimin e situatës në mbarë vendin, që u përfshi nga protestat. Nuk e di cfarë mund të kishte ndodhur nëse do të dështonte. Rezultatet pozitive i qetësuan njerëzit që ishin ngritur kundër shpenzimeve për ndërtimin e stadiumeve, teksa janë të nevojshme edhe investimet në arsim dhe shëndetësi.
Ata kanë shumë të drejtë që protestojnë, por ky nuk është faji i futbollistëve. Shpresoj që të kemi një situatë më të qetë dhe një botëror të madh. Përsa i përket gjendjes së ekipit dua të them që Brazili ka futbollistët më të mirë dhe që mund të formojnë dy apo tre skuadra kompetitive.
Unë kam besim se një vit para botërorit janë hedhur bazat e skuadrës. Suksesi në Kupën e Konfederatave garanton një botëror të madh për Brazilin” përfundoi ai.
/Shqiptarja.com