E marta e 3-të e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç është shoqëruar me fluks të lartë besimtarësh që i janë drejtuar, këtij vendi të shenjtë.

Dyndja e qytetarëve, ka krijuar trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje në rrugën e Laçit në drejtim të Kishës.

Që prej orës 18:00 është krijuar radhë kilometrike automjetesh. Në terren ndodhen efektivë të rendit dhe të policisë rrugore, të cilët janë vendosur me disa pika me qëllim lehtësimin e lëvizjes.