Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, sot dita kulminante, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut

BERAT- Mijëra qytetarë nga e gjithë bota ditën e sotme bëhen pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat. Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet ka filluar që me datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët,banjot,ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Pjesë e kësaj feste ishte edhe Kryegjyshi Botwror Haxhi Dede Edmond Brahimaj,  presidenti i republikës së Shipërisë Ilir Meta, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Kryetari i Partisë Popullore Republikane , Kemal Kılıçdaroğlu në Turqi dhe Talat Xhaferi kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 22 dhe 23 Gusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
Kurbani i sakrificës dhe lutjeve, mijëra besimtarë në malin e Tomorrit (FOTO)
Ora 09:38
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, rruga 'makth' për qytetarët: Baba Mondi t'na bëjë rrugën

Mijëra besimtar bektashinj por jo vetëm kanë nisur Pelegrinazhin për në Teqen e Kulmakut si ritual i besimit Bektashi. Nga numri i lartë i Pelegrinëve që kanë zgjedhur të ngjisin malin me makinat e tyre janë krijuar radhë të gjata trafiku. Po ashtu një problem i madh është edhe rruga e prishur. Në pjesën më të madhe të rrugës makinat e kanë thuajse të pamundur të lëvizin për shkak të terrenit të thyer. Të vetmet makina edhe pse me vështirësi që kalojnë janë fuoristradat 4x4. Por ka edhe nga ata guximtarë që provojnë të ngjiten edhe me makina më të vogla.

Edhe banorët shpreheni pakënaqësit e tyre në lidhje me rrugën. Njëri prej tyre i ka bërë thirrje Kryegjyshit Botëror, Baba Mondi që të ndihmojë në rregullimin e rrugës.

"Rruga është copë-copë. Gjithmonë, çdo vit rruga kështu është, se unë vij gjithmonë." shprehet një besimtarë.

"Baba Mondi të rregullojë rrugën. Rruga asgjë më shumë. Pastrimi është më ndryshe" ka thënë një tjetër.

Ora 09:10
Ministri Klosi i bashkohet Pelegrinazhit në Teqen e Kulmakut: Mali i Tomorrit, Park Kombëtar


Në ditën  e shënuar për besimtarët bektashinj, Pelegrinazhit të tyre për tu ngjitur në Malin e Tomorrit do të bashkohet edhe ministri i Turzimit, Blendi Klosi. Ministri Klosi prej kohësh është në 'luftë' me gjykata për të shpallur të gjithë zonën e Malit të Tomorrit, Park Kombëtar, në mënyrë që të ndalohen gërryerjet dhe shkatërrimi nga mjetet e rënda të guroreve që operojnë në këtë zonë. Megjithatë deri më tani gjykata nuk ka pranuar që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar duke lejuar kështu veprimtarinë e guroreve të Beratit. Ndërkohë ministria e Turizmit ka nisur edhe një peticion për të mbledhur firma nga qytetarë të ndryshëm që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar. Për të mbledhur numrin e nevojshëm, ministri Klosi do t'u kërkoj të firmosin peticionin edhe Pelegrinëve që sot ngjisin Malin e Tomorrit për në Teqenë e Kulmakut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bab Dud Ali Teqé Karbonara: 22/08/2019 15:39

    Jazëk dhe farmaq! Harram!

    Përgjigju
  • Injoranca: 22/08/2019 12:05

    nuk ka kufij,,budallalliku nuk ka brir,,nga kēto veprime ndahen nivelet,,turp e JAZËK

    Përgjigju
  • YYY: 22/08/2019 10:02

    Ndoshta e kemi gabim, por jam ne nje mendje me "Tutu".

    Përgjigju
  • Edmondi Bektashi: 22/08/2019 10:01

    Eshte mire qe ata 25 mjeket psikiater qe kane mbetur ne Shqiperi te dergohen me nje here ne mal bashke me keta pelegrinet...

    Përgjigju
  • Qengji i Urtësisë: 22/08/2019 09:48

    Hakmarrja e kafshëve të gjora rëntë mbi gjith fundrrinat e soj e sorrollop ç kanë e nuk kanë!

    Përgjigju
  • Tutu: 22/08/2019 09:39

    Ky eshte pelegrinazhi me idiot qe ekziston... ku njerzit shfaqin natyren e tyre prej perbindeshi aq sa pamjet e asaj feste ndoshta ja kalojne primitiviizmit te 500-600 vjet me pare vetem se sot pelegrinet shkojne me automjete luksoze dhe te veshur shik .., por shpirti i tyre kanibalesk eshte po i njejte... po te quhet feste , ajo eshte nje feste makaber...

    Përgjigju
  • tosi: 22/08/2019 09:36

    Mijra njerez nisen sot me luge ne brez per te ngrene si te babezitur 12-15 mije qengjat qe do theren neper mal per besimtaret qe do shkojne te falen dhe te hedhin nga nje 10 mije lekesh per llogari te haxhi dede Edmond batakciut para disa varreve me kocka kali apo lope brenda, te mbuluara me pelhure jeshile te erret.Ky eshte rituali me barbar ne bote , mali mbushet me njerez te babezitur pas misht, lekura qengji kalben neper mal, zorre, kembe dhe mish i prishur kundermon ne mal per 3 muaj pas kesaj masakre te pakuptimte qe fryhet vdo vit dhe pompohet nga shtypi sikur atje do takojne zotin,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion