(VIDEO) Lëkura bagëtish, zorrë e gjak në çdo cep/ Pamjet e frikshme nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit
Mijëra qytetarë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat. Por krahas dëshirës për të vizituar këtë vend të shenjtë, pelegrinët po hasin vështirësi të mëdha
Prej 3 ditësh ka nisur pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Data 20 gusht shënoi zyrtarisht edhe fluksin më të madh të besimtarëve që shkojnë në malin e shenjtë për të bërë ritet fetare bektashiane. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që bëhen pjesë e kësaj feste.
Nga ana e kryegjyshatës janë marrë të gjitha masat si çadrat për pelegrinët, banjot, ndriçimi dhe uji i pijshëm, por problemi më prezent prej vitesh është edhe therja e bagëtive që bëhen kurban nga pelegrinët. Situata është shumë e rëndë. Kasapët therin qingjat dhe të brendshmet i hedhin ku të munden duke u bërë edhe rrezik për përhapjen e ndonjë sëmundje. Kryegjyshi bektashian shprehet se ka kërkuar ndihmën e qeverisë për ndërtimin e një thertoreje.
Një problem tjetër është edhe aksi rrugor Pronovik-Teqe-Kulmak, i cili është shumë i vështirë për t’u kaluar. Drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirësi për t’u ngjitur në Kulmak ku ka pasur dhe bllokim të rrugës deri në gjashtë orë. Kreu kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmond Brahimaj shprehet se ka negociuar me qeverinë shqiptare për të realizuar investimin e rrugës.
Rruga e dëmtuar dhe problemi i mbetjeve të kurbanëve është ngritur si problem çdo vit, por deri tani pavarësisht kërkesave të bëra nuk është gjetur asnjë zgjidhje, e ata që e vuajnë rrugën e prishur dhe erën e keqe janë pelegrinët që vizitojnë varrin e shenjtë të Abaz Aliut.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3760
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Tomorri nën petkun e dëborës, pamje piktoreske nga mali atraksion turistik
7 Dhjetor, 11:59
-
Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, në kërkim 5 administratorë subjektesh
28 Nëntor, 11:42
-
Konferenca/ Si luftuan bektashinjtë për çlirimin e vendit? Baba Mondi: Teqetë bektashiane, vatër e çlirimit të adheut! Historiani: Rreth 6 mijë bektashianë morën pjesë në LANÇ
19 Nëntor, 14:47
-
'Vatikani SUFI, rruga liberale drejt Islamit', Baba Mondi flet për 'La Repubblica'
17 Nëntor, 12:39
-
‘Vanguard’: Sovraniteti bektashian i Shqipërisë ofron shpresë kundër ekstremizmit në Afrikë
16 Nëntor, 14:38
-
Studiuesi i njohur, James Ker-Lindsay reportazh për krijimin e shtetit të ri sovran bektashi në Shqipëri
9 Nëntor, 15:55
-
Shteti bektashi në letër' Baba Mondi: Kur të ketë diçka të re ju njoftojmë! Në Mallakastër vihet shtatorja e Baba Haxhi Saliaj
25 Tetor, 14:25
-
Krijimi i shtetit Bektashi, ‘The Economist’: Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman
17 Tetor, 16:40
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor, 16:13
-
Mero Baze: Çfarë kërkojnë bektashinjtë, çfarë promovon Rama dhe çfarë fantazojnë shqiptarët
25 Shtator, 20:22
-
Kryegjyshata i ka kërkuar qeverisë në vite t'i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjëve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë (LETRA)
25 Shtator, 19:57
-
Plani i Ramës për një shtet Bektashi, BE për Report Tv: S’kemi komente në këtë fazë, mbështesim tolerancën dhe dialogun ndërfetar, s’kemi kompetenca
25 Shtator, 13:07
Atehere sipas ketyre komentuesve te ndalohet edhe Kurban Bajrami sepse edhe ai ka kurban delet te cilat Allahu i ka bere per ate pune
PërgjigjuNgrihu nga varri o Mustafa Qemal Attaturku dhe perzeri me shkelma keta bashibozuke barkderra qe organizojne masakren me te cmendur ne planet duke therur mijra qingja ne menyren me kanibale dhe pastaj duke kaluar mijra njerz fakire qe zoti u ka mare mendjen dhe kalojn para disa varreve te sajuar te frikshem qe brenda nje zot e di cfare mund te kete dhe kocka kali...ndoshta dhe ky hajduti me cizme qe ha cdo dite nje qingj te pjekur dhe nje tenxhere me hallve del dhe mburret se kane ardhur gjysem milion njerez. Ky mashtruesi i paskrupullt ish oficeri batakci Mond babai qe u ka mare mendjen disa te pashkolleve dhe i ka trullosur do jape llogari mpara zotit per kete maskarade qe ngjallvetem urrejtje ne popull, gjak, zorre, plenc, lekure fushe beteje para disa varreve te mbuluar me copa pelhure dhe njerez qe shpresojne se batakciu i vetshpallur baba Mondi do i sheroje oh pika o te mjere thirini mendjes , mendjes tuaj pse nuk flet askush per fene muslimane apo te krishtere por vetem per ju , kush ju frymezon leshi dhise apo leshelija qe i ka varue shpresat tashme tek barkderri mashtrues baba Mondi...
PërgjigjuPo mire more qelbesira barbare po kafshet nuk kane shpirt?
PërgjigjuThertore per popullin dhe hallexhinjte, jo per dervishlleret dhe batakçinjte...Atje duhet urgjent te shkoi AKU me nje taks force te fuqishme, e mbeshtetur edhe nga forcat e rendit, e tu veje gjoba e deri pranga atyre qe shkelin ligjet e shtetit....
Përgjigjukjo eshte cmenduria e kryehajdutit te Batakcinjve I ashtuquajturi baba Mondi ( ne popull njihet baba muti) i cili pa pike turpi mburresh me ket maskarade rraskapitese te nje grumbulli njerzish te cmendur qe per nje cope mish te pjekur shkojne degjojne pordhet e ketij ish oficeri matrapaz qysh ne kohen e Hoxhes. pa pa le del pa pike turpi dhe deklaron se kane vizituar teqene 500000 mije veta /pse ore i cmendur 25% e shqiperise jane batakcinj, shko ore zhduku bashke me ata barkderrat qe te rrijen ne krah dhe ne darke numerojne leket qe fakiret hedhin per ty( 10000leke) cdo njeri dhe fiton reth 50 milion leke dhe nuk krijon asnje kusht per kete fakire qe u ka mare zoti mendjen dhe rrin 6 ore ne trafik per te shkuar ne ate pamje tmerri mae ca varre te mbuluar qe te kallin daten,,,,
PërgjigjuKjo eshte kultura jone e skemi ca te ankohemi. Mbeturina gjak e plehra jemi. Te therim te vrasim e te ndotim ne emer te fese dhe te zotit. Mesjetar e primitiv do ngelemi se e meritojme
PërgjigjuDhe më e forta për tu habitur është fakti kur lexon që Kryegjyshi Bektashi kërkon ndihmë nga qeveria për ndërtimin e një thertoreje. Në cilin vend të botës është parë apo dëgjuar kjo? Që dhe FEJA është bërë biznes apo ka qënë dhe do të jetë biznes, këtë e dinë të gjithë por çfaj kanë besimtarët e shkretë. Jo po ti ndërtojmë Hoxhës dhe një qebaptore apo Paçe-Pilaf, një Bar dhe le të vazhdojë ahengu. Si nuk u bë njëherë ai mender M*t vend. Mortja, mortja
PërgjigjuTURP TURP TURP për Baba HALE Mondin dhe gjithë KANIBALËT e tjerë që shkojnë atje dhe bëjnë " KASAPAHNË " me Bagëtitë dhe Kafshët e Shkreta! Ju "Hëngërt Barku" ishalla O ZOT , të gjithëve ju FUNDËRRINA që shkoni atje dhe bëni gjithë ato "MËKATE" me Qengjat dhe Delet ! Ju jeni KRRRIMINELË , VAMPIRA dhe KANIBALË ! TURP TURP TURP ! Doni edhe AUTOSTRADË deri në majë të MALIT të TOMORIT !??! Ai që bën AUTOSTRADË MALLKUAR qoftë me gjithë Soj dhe Sorollop , sepse NUK shkohet në majë të Malit me MAKINË O të MALLKUAR , por shkohet në KËMBË dhe me GUIDA .
PërgjigjuKëta janë KANIBALË , Jo Pelegrinë dhe Bektashinjë ! Mallkuar qofshin këta Zagarë bashkë me HAJDUTIN Baba Mondin që është i lidhur Kokë e Këmbë me LSInë HAJDUTÊRINË ! Baba HAJDUT MONDI që NUK ka lënë Fonde PA VJEDHUR dhe LEK pa GRABITUR , njësoj si ÇAKENJTÊ dhe HIENAT e LSIsë HAJDUTÊRISË ! Edhe unë Musliman Bektashi jam , por KURRË mos ja u Pafsha SURRATIN këtyre "KANIBALÊVE" , që e kanê bërë Malin e TOMORIT si Thertore Bagëtish ! Duan edhe AUTOSTRADË deri në majë të MALIT , sepse Nuk ju doli KASAPAHNA që i bën HAJDUTÊT e LSIsë duke e GRRYER me TURRIELA dhe ESKAVATORË për ti ZHVATUR MERMERIN dhe GRANITIN ! E "HËNGRËN" Malin e TOMORIT , që ishalla O ZOT mbase HANË KOKËN e tyre bashkë me SOJ dhe SOROLLOP , një Orë e më parë O ZOT i MADH !
PërgjigjuCa bohet kshu mer gjysa Shqipetarve me tmeta mendore, po ikim per lesh mduket.
PërgjigjuNë qoftë se është pelegrinazhë të shkojnë me këmbë, si te Kisha e Shna Ndout. E të ushqehen me bukë e djathë e qepë, jo mish si kanibalë.
PërgjigjuNdaloeni ket barbari me kafshet
PërgjigjuSë kuptoj.... me gjithe respektin per besimin e fetar te ketyre njerezve
PërgjigjuKjo është qmenduri njerzore që nuk ka lidhje me fe, oj Shqipëri e mjera Shqipëri...!!!