Në prag të finales së parakohshme mes Manchester City-t dhe Barcelonës ka folur për mediat trajneri i ekipit anglez, Pelegrini duke u shprehur optimist për kalimin e turit.
Kiliani ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke mos e përqendruar vëmendjen vetëm te sulmuesi argjentinas, pasi sipas tij, Barcelona nuk është vetëm Mesi, pasi ka edhe shumë futbollistë të tjerë të talentuar që mund të godasin në do moment nëse nuk do të tregohet kujdes maksimal para portës.
“Barcelona nuk është vetëm Mesi, pasi ata kanë në skuadër një grup futbollistësh të shkëlqyer. Ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm te mbulimi i Mesit, pasi mund të harrojmë lojtarët e tjerë. Deri në këtë moment kemi zhvilluar një sezon të mirë por tani vjen pjesa më e vështirë për ne.
Kur luajmë një sfidë si kjo duhet të kemi shumë gjëra në mendje. Duhet të zhvillojmë të njëjtin stil loje që kemi bërë deri tani por nuk duhet të harrojmë që përballë kemi Mesin dhe një kundërshtar me shumë cilësi. Sfida do të jetë një provë e mirë” tha ai.
Ndërsa në fund ka folur edhe për futbollistët e tij dhe mungesën e Agueros që është kryesorja. “Rikthimi i Fernandinhos është thelbësor sepse me Yaya Toure formojnë një dyshe të shkëlqyer në qendër të mesfushës. Më vjen shumë keq që nuk rikuperuam dot Agueron, pasi është disavantazh për ne” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com