Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: Interes nga investitorë të huaj, ka pasur inspektime! Ish-punonjësit e Poliçanit do marrin pagat e prapambetura

Industria e vjetër ushtarake e Shqipërisë është vetëm një hap larg rijetëzimit dhe vënies sërish në funksion. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se investitorë dhe kompani të huaja që synojnë prodhimin e armëve dhe municioneve kanë treguar interes, në një kohë kur kërkesa, për shkak të disa vatrave të konfliktit në botë është rritur ndjeshëm.

"Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që nuk e ka të zhvilluar këtë industri. Ka nevojë për investime dhe investitorë nuk mund të zhvillohen nga ndërmarrje shtetërore. Jemi të hapur në pritje të ofertave dhe interesimeve nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtare dhe kombëtarë. Kemi pasur interes për industrinë tonë ushtarake, investitorë të huaj, kanë parë potencialin e tyre”, tha Peleshi.

Ashtu siç është paralajmëruar nga kryeministri Rama në rijetëzimin e kësaj Industrie, Shqipëria synon të jetë partnere si aksionere në biznes dhe jo thjesht t’i japë me koncesion.

Me vendim qeverie, Peleshi njoftoi gjithashtu se për 131 ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit, do të paguhen pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore për periudhën 2017-2023.. Projektligji pritet t’i kalojë për miratim parlamentit, ndërsa do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 83 mln lekë të reja.

“Në total, 131 ish-punonjës dhe punonjës (127 ish-punonjës dhe 4 punonjës) do të përfitojnë nga ky fond për të mbuluar detyrimet e prapambetura në paga dhe kontribute shoqërore dhe shëndetësore për periudhën 2017-2023.

Vlera është 83 mln lekë të reja, ish punonjës që përfitojnë pagesën detyrimeve, bëhet fjalë për paga dhe sigurime shoqërore. Kemi marrë përsipër pagesën për pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura", tha Peleshi. 

Propozimin për të prodhuar armë dhe municione e  bëri nga Tirana edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij më 29 shkurt. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama teksa ka folur për rilindjen e industrisë ushtarake ka shprehur ambicien që brenda vitit 2030 Shqipëria të mund të kryejë eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 17/04/2024 16:31

    Po te huajt e duan sepse e kan gati dhe nuk harxhojn shum pare Dhe ne fund ate e marrin me koncesion dhe populli qe derdhi djers ne kete pron merr koqet e veta

    Përgjigju
  • redi: 17/04/2024 14:23

    Cdo prone shteterire dhe industri me fitim ka tendence te shkoje tek privati! A edhte program i majte i nje partie si PS me cdo bisnes shteteror per te kaluar tek priva

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë