Peleshi: KAYO, shoqëria e parë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve me buxhet paraprak 3 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, krijimi i shoqërisë KAYO, i jep mundësi shtetit të bëhet pjesë e industrisë ushtarake

Në fjalën e tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku u shqyrtua projektligji “Për Krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, Peleshi tha se, “ky ligj ka për qëllim krijimin e një shoqërisë së parë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Peleshi u shpreh se, industria ushtarake, është një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit.

“Industria ushtarake, duke qenë se kërkesa është më e madhe se oferta në tregun global, është një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit, qoftë nga taksat, qoftë edhe përmes këtij instrumenti që është një shoqëri aksionere që do të jetë pjesëmarrëse, sa më shumë të jetë e mundur, në industritë e reja që do të krijohen, por edhe përmes rritjes dhe hapjes së vendeve të reja të punës, nxitjes së kërkimit shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe krijimit të gjithë shërbimeve apo bizneseve të vogla dhe start-up -eve që mund të krijohen rreth kësaj industrie”, tha ai.

Peleshi theksoi se, KAYO përbën një risi apo një ndryshim të konceptit të deritanishëm të pjesëmarrjes së shtetit në bashkëpunime të ndryshme me operatorët e tjerë privatë vendas apo të huaj.

Ministri shtoi se, buxheti paraprak që do të ketë kjo shoqëria KAYO është 3 milionë euro.

“Deri dje ne i jemi afruar këtyre partneriteteve përmes “Shqipëria 1 euro” thuhej dikur, apo kontrata 1 euro më vonë, e cila është kontratë në fuqi. Ne duam ta ndryshojmë këtë model biznesi, bashkëpunimi dhe duam të kalojmë në pjesëmarrjen e shtetit si aksioner, përmes kontributit me asete apo me burime të tjera, por kryesisht me asete. Ndaj dhe buxheti paraprak që do të ketë kjo shoqëri është 3 milionë euro”, u shpreh Peleshi.

“Shoqëria KAYO nuk do të jetë ajo që do të zhvillojë e vetme industrinë ushtarake në vendin tonë. Shoqëria KAYO është instrumenti përmes të cilit shteti bëhet ortak aksioner në partneritete, në bashkëpunime me operatorë të tjerë vendas apo të huaj”, tha Peleshi. ATSH

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg