'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari

'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari

Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta në Serie A. Siç raporton Sky Sport, në fakt ka kontakte të vazhdueshme mes klubit nga Bergamo dhe Al Rayyan të Katarit, të cilët dëshirojnë të blejnë mbrojtësin shqiptar të lindur në vitin 1993.

Pas gjashtë sezoneve radhazi te Atalanta dhe nëntë sezoneve në Itali, Gjimshiti mund t’i thotë lamtumirë Serisë A dhe të transferohet në Katar. Në fakt janë duke u zhvilluar disa kontakte që kapiteni i Kombëtares të kalojë te Al-Rayyan. Ai ende nuk ka dhënë dakordësinë finale për të bërë këtë kalim, por oferta sa i perket kontratës dhe rrogës duket të jetë e majme.

Vleresimi i kartonit nga Atalanta shkon në 10 milionë euro. Priten zhvillime të tjera nëse do të mbyllet ose jo një marrëveshje mes palëve. 31-vjeçari ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg