Peleshi në qeveri, në Korçë
do mbahen zgjedhje të reja
Zgjedhje të reja do të mbahen në qytetin e Korçës, ku pas dorëheqjes së kryebashkiakut Peleshi, i cili do të mbajë postin e zv.kryeminsitrit, pritet që votuesit në këtë qytet të zgjedhin drejtuesin e ri vendor të tyre.
TIRANE - Pas propozimit të bërë nga Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, për të qenë zëvendëskryeministër, Niko Peleshi duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Korçës, të cilin e mban prej vitit 2007, kur u zgjodh në këtë post. Dorëheqja e tij do të sjellë për qytetin e Korçës edhe ribërjen e zgjedhjeve të reja vendore, nga ku do të zgjidhet kryebashkiaku i ri në këtë qytet. Referuar Kodit Zgjedhor, zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se 45 ditë nga deklarimi i vendit vakant, i cili mësohet se do të shpallet ditën që Niko Peleshi do të betohet si zv.kryeministër i Shqipërisë.
Neni 10 i kodit përcakton qartësisht se dekretimi i datës së zgjedhjeve në rast kur hiqet dorë nga mandati, siç është në rastin e Peleshit, atëherë zgjedhjet e reja do të dekretohen jo më vonë se 45 ditë nga dorëheqja e tij nga ky post. Në javën e parë të shtatorit pritet që të bëhet dhe ceremonia e betimin të kabinetit të ri, ç`ka lë të hapur në këtë mënyrë për qytetin e Korçës, dekretimin e datës së zgjedhjeve për krryebashkiak të ri.
KODIKodi përcakton edhe afatat kohore dhe procedurat që do të ndiqen për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në këtë qytet. “Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.
Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit.
Në çdo rast, Presidenti nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”, thuhet në kod. 2.Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të
KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, thuhet në kod.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 01.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40