Një prej naftëtarëve të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në Uzinën e Ballshit ishte dje në ditën e fundit në punë, pasi një ditë më pas (sot) ai dilte në pension. Një fakt të tillë e pohoi zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili vizitoi sot në reanimacionin e QSUT-së, katër naftëtarët e plagosur.
Numri dy i qeverisë tha se gjendja e dy naftëtarëve paraqitet më e stabilizuar ndërsa dy të tjerët ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.
"Sot kemi katër të lënduar, dy prej të cilëve janë në një gjendje më të mirë dhe duket se do të rekuperohen shpejt. Dy të tjerët vlerësohen më rëndë edhe për shkkak të moshës. Jemi të prekur nga rasti i një të lënduari ishte në ditën e tij të fundit në punë, pasi dilte në pension", u shpreh Peleshi.
Ai shprehu ngushëllime për familjarët e naftëtarit Shkëlqim Muça, i cili humbi jetën në Uzinë. "Jemi pranë dhe do të jemi edhe në vazhdimësi pranë familjes", tha Peleshi.
Sa i takon shkaqeve të ngjarjes, Peleshi u shpreh se dyshimet e para janë për një aksident.
Numri dy i qeverisë komentoi edhe akuzat poiltike të kryetari të PD, Lulzim Basha, duke theksuar se kërkon të përfitojë kapital politik nga kjo ngjarje e dhimbshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO