Sipas Peleshit, reforma territoriale nuk është thjeshtë një tekë për të bërë një hartë tjetër, apo për të ndryshuar kufijtë, por që është bërë që Shqipëria të zhvillohet në të gjithë pjesët e saj.
“Nuk do të zhvillohet vetëm në kryeqytet, nuk do të zhvillohet vetëm në bregdet. Shqiptarët duhet të ndihen mirë e të jetojnë mirë edhe në Tropojë edhe në Sarandë, edhe në Konispol dhe gjithandej. Por kjo nuk bëhet me një fjalë goje dhe nuk bëhet as me ca rrugë.”- tha Peleshi.
Një nga ankesat kryesore të banorëve dhe një nga pikat kryesore të diskutimeve të takimit që Peleshi zhvilloi në Tropojë ishte mungesa e politikave të zhvillimit dhe e vëmendjes së shtetit për të ndihmuar rritjen ekonomike të zonës.
Zv/kryeministri Peleshi ka sqaruar se më tepër sesa për inaugurimin e rrugës kanë ardhur në këtë zonë për këto çështje.
“Ne na intereson të dimë sesi janë potencialet e zhvillimit ekonomik të zonës, sesi mund të mbështesim jo vetëm me infrastrukturë, por edhe me projekte të tjera. Tha ai duke shtuar se “Më shumë sesa rruga duhet që ne të ulemi e të flasim për plane zhvillimi ku të futet bujqësia, ekonomia, të gjithë mundësitë e biznesit, turizmi që është shumë i rëndësishëm.”
Një tjetër shqetësim i shprehur nga të banorët e pranishëm lidhej edhe me rrugën Kukës – Tropojë e cila është në gjendje të keqe duke vështirësuar shumë komunikimin e Tropojës me pjesën tjetër të vendit.
Prefekti i Kukësit, Safet Gjici, që ishte gjithashtu i pranishëm në inaugurim e rrugës Bajram Curri-Markaj i siguroi banorët se tashmë po punohet për zgjidhjen e këtij problemi.
“Me punimet që po ecin besoj që do hedhim një shtresë deri në fund të vitit. Do jetë shumë gjë e mirë për Tropojën sepse do të shkurtojë një pjesë të mirë të rrugës,”-tha Gjici.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)