Peleshi: Rritja ekonomike do të shoqërohet me uljen e borxhit publik

TIRANË- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha sot në Kuvend se rritja ekonomike nuk do bazohet tek borxhet, por përkundrazi, ajo do shoqërohet me uljen e borxhit publik.
"Buxheti i ri e konsideron trendin e rritjes ekonomike nga 2 për qind që është në 2014, ne 3 për qind në 2015. Kjo rritje, që është e prekshme për qytetarin, nuk bazohet tek borxhi publik, përkundrazi, ajo do të shoqërohet me uljen e borxhit. Dhe ne parashikojmë që brenda viti 2017 këtë borxh ta ulim në 65 për qind të prodhimit të brendshëm bruto", tha Peleshi.
Sipas tij, rritje do të shënojnë dhe të ardhurat, që vitin e ardhshëm synojnë të realizohen në masën e 414 miliardë lekëve, nga 313 miliardë që ishin në 2013.
Zëvendëskryeministri në fjalën e tij preku një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria që do të gjejnë mbështetje me buxhetin e ri. Kështu ai përmendi reformën në shëndetësi, në fushën e pensioneve, reformën në punësim, atë në bujqësi, arsim, në shërbime publike, etj./ATSh/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen