Fillimi i një viti të ri shumë herë ndez shpresat tek njerëzit për një fillim ndryshe dhe me përmirësime, pavarsisht ngjarjeve të pakëndshme që lëmë në vitin e kaluar. Ariana Grande është një nga personat e njohur në të gjithë botën që ka pasur mjaft dhimbje këtë vit që po lëmë pas, dhe ka zgjedhur ta përcjellë këtë ndjesi në një formë të veçantë.
Këngëtarja e ka stiluar bredhin e Krishtlindjes me kokë poshtë, duke treguar kështu që viti 2018 ka qenë mjaft i mbrapshtë për të. Në shtator të këtij viti, ish-i dashuri i saj, Mac Miller, vdiq për shkak të një mbidoze, teksa më vonë ajo u nda edhe nga i fejuari i saj.
Ariana është shprehur se është e çuditshme se si viti më i suksesshëm në karrierën e saj, është njëherësh viti më i keq sa i përket jetës personale. Ajo publikoi albumin e saj dhe u bë kryeqendra e botës duke publikuar dy hite mjaft të rëndësishme si “No tears left to cry” dhe “God is a woman”. Gjithsesi artistja nuk mundi tu gëzohej këtyre sukseseve për shkak të dhimbjeve që pati në jetën e saj personale.