Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha bashkë me disa fëmijë të fshatit SOS, ndezi dritat e pemës së Krishtlindjes, duke i uruar çdo familje kryeqytetase dhe shqiptare ditë sa më të lumtura festash.
Ceremonia e ndezjes së dritave, u realizua në sheshin “Skëndërbej”, ku është vendosur edhe një pemë Krishtlindjesh 22 metra e lartë.
“I kemi ndezur dritat për gjithë fëmijët e Tiranës, dhe gjithë qyetetarët. Të urojmë sa më shumë bujari dhe solidaritet për fëmijët dhe familjet në nevojë”, deklaroi Basha përpara disa dhjetëra qytetarëve të pranishëm.
Pema e vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit, “Skëndërbej” është e njëjta si ajo e një viti më parë, ndërsa edhe dekori për festat e fundvitit në rrugët e kryeqytetit duket se nuk ka ndryshuar.
Ashtu siç tashmë është bërë traditë, me vendosjen e dritave dhe zbukurimeve të tjera në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit, qytetarët do të mund të shijojnë atmosferën festive të këtij fundviti.

FOTO të tjera
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)