Lionel Messi kishte mundësinë të shënonte golin e radhës nga pika e bardhë pas penalltisë që fitoi Taliafico kundër Egjiptit. Mirëpo ai gaboi në minutën e 21-të, me gjuajtjen që u prit nga portieri kundërshtar.
Kësisoj, Messi u bërë lojtari i parë në historinë e Botërorëve që humb dy penallti në të njëjtin edicion të turneut pa llogaritur gjuajtjet pas 120 minutave. Ai gaboi një penallti më parë në fazën në grupe ndaj Austrisë dhe tashmë humbi një të tillë edhe ndaj Egjiptit.
Kjo ishte penaltia e katërt që Mesi humbet në Botëror, duke përmirësuar rekordin që kishte vendosur ndaj Austrisë.
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Përmbysje e jashtëzakonshme në shtesë, Argjentina nis Egjiptin për në shtëpi








