Pengesë gjinia në shkencë? Rrëfim
interesant i shkencëtares shqiptare

Pengesë gjinia në shkencë? Rrëfim<br />interesant i shkencëtares shqiptare<br>
Kur e pyesnin fëmijë se ç’do bëhej kur të rritej, Anila Paparisto përgjigjen e kishte të qartë. Jeta e shkencëtares mes dy periudhave është mjaft interesante, por rrëfimi i saj për Report Tv është mjaft modest.

Edhe pse para 15 vitesh, 48 vjeçarja ka fituar çmimin nga UNESCO “Gra të reja në Shkencë”, ajo vazhdon investimin në dije. Paparisto nis bisedën me kohën ku ka filluar copa e parë e puzzle-t, siç e quan ajo sot shkencën.

"Kur kam qenë në klasë të 8 më kanë pyetur se çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Dhe mbaj mend se jam përgjigjur “Do studioj natyrën”. Kam mbaruar shkollën e mesme me medalje ari dhe kisha gjyshen e cila më thoshte bëhu doktoreshë, dhe i thoja përherë se do bëhem biologë.

Ka qenë një dëshirë që e kam pasur që fëmijë. Pasi kam mbaruar Universitetin këtu kam shkuar në Belgjikë, kam bërë Masterin në Biologji Molekular BioTeknologji dhe u ktheva. Në 96 kam qenë mbrapsht në Shqipëri dhe kur kam shkuar në Universitet më thanë që s’kemi këtë lloj dege
".

Sa e vështirë ka qenë që të ishe një studente shumë e mirë, duke pasur parasysh kohën?
Puna ishte shumë e madhe dhe në gjimnaz kam studiuar 11 orë në ditë. Sepse që të isha me të gjitha 10 duhej të isha shumë e mirë, edhe në ushtarake edhe në dituri makinash, filozofi, matematikë, fizikë. Për të qenë e sinqertë nuk ka asnjeri që të ketë të zhvilluar të gjithë tipet e inteligjencave, pra ka një fokus. 

I ke pasur gjërat e qarta që kur ishe e vogël apo ke pasur një edukim të fortë në themel?
Mendoj që kam qenë e përgjegjshme sepse nuk më ka ndenjur njeri nga mbrapa. Dhe asnjëherë nuk jam nisur duke menduar që jam më e mira. Përherë kam menduar se çfarë do të investoja unë te vetja ime dhe jo se çfarë do të investoj  në mënyrën se si duhet të dukem. Isha rritur në një kohë ku të dukurit nuk ishte e rëndësishme, por sot mendoj që është e rëndësishme. Investimi i njeriut tek vetja duhet të jetë kompleks, duhet të dish të respektosh veten. I kam takuar një kohe i cili investimi për mënyrën se si e mendoja unë ishte i gjithi  në mendje. 

Duke u kthyer tek shkenca mendoni se keni humbur gjëra të tjera?
Jo nuk kam humbur asgjë, kam marrë shumë nga ato se çfarë mund të marrë çdo njeri tjetër në këtë botë. Atë që vlerësoj unë se vlerësimi është shumë personal. 

Çfarë është shkenca? Si lind shkenca tek njeriu?
Shkenca është dëshirë për të kërkuar, për të eksploruar. Shkenca është aftësia për të bashkuar pjesëzat dhe më pas krijon një pamje dhe të frymëzon për të kërkuar një pamje tjetër. Ne bëjmë kërkime këtu në Shqipëri, dhe në raport me të tjerët mund  të them se është modest. Më ka rënë fati se atë ditë që më kanë thënë se këtu s’ka Bioteknologji por këtu mund të merresh me insektet dhe pavarësisht se i kisha frikë, kam filluar të punoj dhe ti dashuroj. Më ka rënë fati të merrem me botine gjallë e cila është pasuria e këtij kombi, që  nuk e ndaj me njerëz të tjerë. Nuk ka rëndësi se sa e madhe apo e vogël është Shqipëria i jep mundësi që në hartën e botës të shënohet me kryq që kjo është e përhapur në zonat e caktuara. Shqipëria është një pasuri e jashtëzakonshme biodiversiteti, ne kemi habitate të cilat duhen ruajtur.

Po ka vëmendje ndaj shkencës këtu në Shqipëri? 
Mendoj dhe shpresoj që vëmendja të vijë gjithmonë duke u rritur, se është një kërkesë që duhet të shkojmë drejt Evropës dhe ka disa kritere që duhet ti plotësojmë. Pak janë ata që merren me shkencën dhe kanë dëshirë të qëndrojnë. Shkenca të jep shpërblim të shtrirë në kohë. Sot jetojmë në një shoqëri ku rinia kërkon një shpërblim të menjëhershëm. 

A bëhet pengesë gjinia në shkencë?
Gjinia nuk ka qenë pengesë në momentin që kam pasur rastin të fitojë çmimin e UNESCO dhe të Lorealit për gratë e reja në shkencë dhe unë asnjëherë nuk kam ndjerë asnjë lloj pengese. Gratë në Shqipëri janë të paragjykuara sepse më thanë ti s’mund ta japësh lëndën e Zoologjisë se je femër dhe atë lëndë e kanë dhënë përherë meshkujt. Dhe për atë lëndë duhet të dalësh në terren dhe një grua nuk mund të dalë në terren. Aty qëndronte problemi dhe përballja ime e parë. 

Si jeni ndjerë kur keni marrë çmimin në UNESCO?
Natyrisht shumë e lumtur por mbase kam tre momente të cilat do ti ndaj me ju.  Momenti i parë është që më vunë të flisja në emër të këtyre 10 vajzave dhe grave nga gjithë kontinentet e botës dhe të prezantoja përpara drejtuesit të Lorealit falënderimet tona dhe mbështetjen. Mbasi fola shumë shkurt dhe ne themi “vëmë një gur në mur “ pra na keni ndihmuar për të ndërtuar. Dhe arritëm dyfishin për këto mbështetje. Dhe e kam prezantuar prezantimin tim në një minutë  e gjysmë. Ajo që më ka ngelur në mendje është se kam shkuar për të kërkuar në insekte në zona ku fëmijët flinin në tokë dhe njerëzit flinin me bagëti.

Pse jeni kthyer në Shqipëri?
Mbasi kam mbaruar Masterin nuk e kisha menduar asnjëherë që nuk do të vija në Shqipëri. Nuk e kam menduar ndonjëherë në jetën time që s’do të vija në Shqipëri. 

Çfarë të mban në Shqipëri?
Mendoj se Shqipëria është vendi ku i takoj. Kemi formuar grupin e parë rinor të mjedisit Shoqata e parë jo qeveritare rinore Shqiptare Perla dhe kam qenë anëtare dhe drejtuese aty, kemi organizuar për dy vjet rresht 91-93 me Universitetin e Budapestit me programin e Biologjisë ekspeditën e studimit së botës se gjalle bimore dhe shtazore në Shqipëri. Kam qenë një fëmijë dhe i ri e mbushur në zemër sepse kam gjetur një mënyrë jo thjesht në atë materiale por dhe në atë që është shpirtërore. Pastaj kam pasur një shans shumë të madh që kam qenë studente në një kohë ku është ndryshuar sistemi. Ne i përkisnim një rinie që pavarësisht se është rritur në diktaturë  kishte një dëshirë për të parë një Shqipëri ndryshe.

Çfarë i duhet Shqipërisë?
Mendimi im mbase nuk është i vyer por personal dhe mendoj se Shqipërisë i duhet më shumë dashuri intelektuale dhe përkushtim, dhe të japësh nga vetja për të ndryshuar realitetin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin