Pengmarrja në Vlorë
për borxhin 2500 euro

Pengmarrja në Vlorë <br />për borxhin 2500 euro
VLORE- Për shkak të një borxhi prej 2500 euro të trashëguar që në Greqi, Aldi Rexhaj ka marë peng shokun e tij Gazmendin, duke e izoluar atë në një fshat të qytetit të Vlorës. Fillimisht ai e ka ftuar për të ngrënë një drekë në këtë qytet, ku autori dhe i dëmtuari kanë udhëtuar së bashku nga Durrësi në drejtim të Vlorës. Sapo kanë mbëritur në këtë qytet, Aldi Rexhaj i ka komunikuar se do e mbante peng, për shkak të borxhit prej 2500 euro që Gazi i ka pasur që në kohën kur ata ishin emigrantë në Greqi. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda pengamarja është kryer dhe me ndihmën e dy personave të tjerë Artan Rexhaj dhe Aranit Bojko, të cilët mbanin në survejim të dëmtuarin nga Durrësi, me qëllim që ai të mos i largohej nga vendi ku e kishin strehuar. Momentalisht tre autorët e kësaj pengmarje kanë rënë në prangat e policisë, duke pranuar dhe autorësinë e krimit të rëndë. Nga hetimet e kryera është arritur të provohet se për të marë shumën e kërkuar prej 2500 euro, tre personat e lartpërmendur i kanë kërkuar pengut të tyre me emrin Gazi, se duhet të telefononte vllezërit e tij në Durrës për të dërguar në Vlorë tek zona e "Ujit të Ftohtë" shumën e parave të kërkuar. Pas kësaj telefonate të kryer në orët e vona të natës, të nesërmen në mëngjes dy vllezërit e Gazit, kanë udhëtuar drejt Vlorës. Pikërisht në këtë qytet kanë njoftuar për ngjarjen dhe policinë, ku kjo e fundit ka urdhëruar që ndalimi i pengmarësve të bëhet nëpërmjet metodës së dorëzimit të kontrolluar. Gjatë momentit të dorëzimit të lekëve në një nga lokalet në Vlorë, është kryer dhe arrestimi i dy shtetasve Artan Rexhaj dhe Araniti Bojko. Ndërkohë që arrestimi i autorit kryesor është bërë gjatë kthimit të tij nga Saranda për në Vlorë. Pas ndalimit të tre personave dhe lirimit të pengut, policia ka marë në pyetje autorët e krimit të cilët kanë pranuar autorësinë e krimit, duke shtuar se pengu i kishte një borxh prej 2500 euro.Në pamundësi për tia marë këtë shumë ata kanë vendosur ta mbajnë peng, me qëllim dhënien e shumës financiare. Ndërkohë që gjatë marjes në pyetje pengmarësi, ka pohuar se nuk i ka asnjë borxh financiar autorëve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë