Pengmarrja në Kamëz/ RENEA arrestohen dy persona, një tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Frocat RENEA për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz. Burime për Report TV bëjnë me dije se i arrestuari është Leonard Hajri. Ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij  Altin Hajri. Të njëjtat burime konfirmojnë se i arrestuari i dytë është djali i xhaxhait të dy vëllezërve Hajri.

Të dy këto vëllezërit i arrestuari Leonard Hajri dhe Altin Hajri  janë pronarë të kompleksit të eventeve 'Golden' në Shijak.

Ditën e stome RENEA  organizuan një operacion blic në Shijak për kapjen e autorëve të kësaj pengmarrje. Ndërkohë mësohet se kanë qenë kamerat e sigurisë në kompleksin 'Golden' të vëllezërve Hajri që kanë fiksuar momentin e ku Jan Prenga mbahet peng.

Për sa i përket pengun Jan Prenga ende nuk dihet asnjë e dhënë se ku mund të jetë apo se çfarë ka ndodhur me të.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe tre pistoleta me të cilat mendohet se u kërcënua gjatë marrjes peng Jan Prenga.


Lajmi kryesor:

Arrestohen në Shijak pas rrëmbimit në Kamëz 2 të dyshuar! Ende asnjë gjurmë nga pengu...Kamerat e fiksuan tek kompleksi 'Golden'! Në kërkim Altin Hajri


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar