KRUJË- Policia gjeti këtë mëngjes të lidhur këmbë e duar dhe të vrarë me plumb në kokë Gazmend Çollakun, i cili u rrëmbye mbrëmjen e të mërkurës në Durrës nga persona ende të paidentifikuar. Trupi i pajetë i 40-vjeçarit u gjet në një kanal në fshatin Mazhe të Krujës, nga një banor i zonës që lajmëroi policinë, ndersa burime nga policia thane se Çollaku është qëlluar me një pistoletë të kalibrit 9 mm nga një distancë e afërt. Hetimet janë shtrirë në disa pista, e një ndër to është se pengmarrja e më tej ekzekutimi i Çollakut, mund të ketë lidhje me vrasjen e dy të rinjve Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, ngjarje e ndodhur me 21 dhjetor 2015 në afërsi të portit të Durrësit.
Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se Çollaku njihej si mik me të rinjtë Kodra dhe Çaushaj, por se në një moment ata kanë pasur një përplasje, por që më vonë, mosmarrëveshja mësohet se ishte shuar. Çollaku është shoqëruar dhe pyetur nga policia në cilësinë e personit të dyshuar, apo që mund të mund të kishte dijeni mbi rrethanat e atentatit ndaj Kodrës dhe Çaushajt. Në këtë rast, dyshimi i policisë është se Çollaku mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë me qëllim hakmarrjen për vrasjen e dyfishtë në Durrës.
Madje edhe rrëmbimi i Çollakut, ndodhi jo shumë larg vendit ku mbetën të vrarë dy të rinjtë nga Durrësi dhe Vlora. Këta të fundit u qëlluan me kallashnikov pak pasi kishin dalë nga një kafe aty pranë, ndërsa udhëtonin me një mjet BMW X5.
Ndërkaq specialistët e krimeve të rënda në Durrës, po vlerësojnë edhe mundësinë që ekzekutimi i Çollakut mund të jetë vijim i vrasjes së dy të rinjve, duke qenë se 40-vjeçari njihej si mik i tyre. Në pamje të parë duket se pistat e policisë mund të jenë kontradiktore, por hetuesit i lidhin këto dyshime me aktivitetin e mundshëm kriminal që mund të kishin të vrarët në këto atentate.
Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, policia ka shoqëruar mbi 20 persona në Durrës, 5 persona në Krujë, disa në Tiranë dhe në Kavajë, të cilët po pyeten për mbi konflikte të mundshme që Çollaku mund të ketë pasur me ta.
Çollaku u rrëmbye nga të mërkurën në mbrëmje një grup prej katër personash të veshur me pelerina të ngjashme me ato të policisë dhe më pas personat u futën në një veturë të markës “Audi” me targa gjermane. Fillimisht personat që ishin me të dyshuan se ai u shoqërua në polici, por më pas kur ai po vonohej, u dyshua se mund të ishte rrëmbyer.
Çollaku, rezulton të jetë një person i dënuar më parë për akuzën e armëmbajtjes pa leje të dhe të plagosjes.

Viktima Gazmend Çollaku dhe vendi ku u gjet i pajetë
Rrëmbimi
Katër persona të maskuar si policë moren peng 40-vjeçarin Gazmend Çollaku, i cili rezultonte me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar për “Armëmbajte pa leje”, plagosje me dashje, si dhe dyshohet se bënte pjesë në një organizatë të trafikut të drogës. Në këto dy pista policia po heton edhe për pengmarrjen e tij.
Pengmarrja ndodhi në një lokal në afërsi të Portit të Durrësit. Efektivët e Policisë së Durrësit nisën hetimet për të identifikuar autorët e pengmarrjes.
Mësohet se Gazmend Çollaku ka qenë në shoqërinë e disa miqve të tij në një lokal në afërsi të Portit të Durrësit, kur është thirrur nga një person tjetër të veshur si punonjës policie. Por në këtë moment, pasi ka dalë në ambientet e jashtme të lokalit është marrë peng nga “policët” e maskuar të cilët janë larguar me një makinë tip “Audi”, me targa gjermane.
Veshja e pengmarrësve me uniforma të policisë ka tërhequr vëmendjen e personave të pranishëm pranë lokalit, të cilët kanë menduar se bëhej fjalë për një arrestim të mundshëm të Çollakut. Sakaq policia po punon për identifikimin e pengmarrësve dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO