Penguan zgjedhjet lokale të 2019, Gjykata dënon 14 anëtarët e PD dhe LSI, kreu i demokratëve në Mat: Vendim i padrejtë

Pengimi i zgjedhjeve lokale në 2019 ku mori pjesë vetëm Partia Socialiste u ka kushtuar shtrenjtë 14 anëtarëve të PD-së e LSI-së. Sot Gjykata e Rethit të Parë Gjyqësor Mat, u ka dhënë atyre dënimin  pasi janë akuzuar për djegien e materialit zgjedhor në KZAZ-të 16 dhe 17 në Mat e Klos dhe dëmtim të kompjuterëve dhe ekraneve të numërimit.

Gjykata ka dënuar  7 persona më shërbim prove, më konkretisht Shkëlzen Ukën, Riza Dishën, Myrteza Gjinin, Paqësor Elezin, Asllan Likursin dhe Edmond Lalajn me nga 2 vjet burg, që u konvertuan në katër vite dënim me kusht. Ndrësa, Xhevalin Gjergji, u dënua me 1 vit burg të konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Ndërsa, Sokol Lela, Fatmir Molla, Mehmet Limani dhe Ilirian Celiku u dënuan me nga 1 vit burg të konvertuar në 240 orë punë në interes publik për secilin.

Ndërkohë Adriatik Lika, që po ashtu akuzohej për “pengim të zgjedhjeve” dhe “kanosje të zgjedhjeve” u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg. Haki Likursi dhe Alehandër Muharremi, të akuzuar po ashtu edhe për "kanosje të zgjedhjeve” u dënuan me nga 2 vjet burg. Hazbi Kurtagja, i cili u arrestua me të njëjtin grup personash, por që siç del ishte nën akuzë vetëm për mbajtje armësh të ftohta, u dënua me 8 muaj burgim për armëmbajtje.

Në lidhje me këtë vendim ka reguar edhe kryetari i Partisë Demokratike në Mat, Arjan Lika i cili e ka cilësuar të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ai tha se vendimi i gjykatës do të apelohet pasi protesta ishte e drejtë qytetare.

Të dënuarit ishin pjesë e përpjekjeve të Partisë Demokratike dhe LSI, të cilat bojkotuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të penguar procesin zgjedhor që u mbajt vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste dhe forcave të vogla opozitare. I gjithë vendi u përfshi në protesta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta ‘anulloi’ datën e zgjedhjeve, diçka që nuk u pranua nga shumica. Partia Socialiste i fitoi të gjitha bashkitë në vend në zgjedhjet e 2019 thuajse pa rivalë, por disa prej tyre janë pa kryebashkiakë për shkak të procesit të dekriminalizimit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike