Pensionet e vjetra, si ndryshon
masa minimale e përfitimit

Pensionet e vjetra, si ndryshon<br />masa minimale e përfitimit
Nëse një pension i caktuar në vitin 1996 ka qënë i caktuar 3886 lekë, atëherë tashmë do të bëhet 14 mijë lekë. Vendimi i qeverisë për të rritur pensionet e caktuara në vitin 1996 do të bëjë të mundur që të moshuarit të marrin një pension më të lartë.

Me vendimin e miratuar pak ditë më parë nga qeveria, përcaktohet se të gjitha pensionet e caktuara nga viti 1993 deri në 31 dhjetor 1996 të rriten. Kjo do të thotë se pensionet që janë caktuar në masën 3-6 mijë lekë, të bëhen minimum 14 mijë lekë të reja.

“Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë e të dytë, të caktuara sipas nenit 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.10.1993 - 31.12.1996, përfshirë edhe rritjen e përcaktuar, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni”, - përcaktohet në vendimin e Këshillit të ministrave.
 
Ndryshimi

Projektvendimi ka për qëllim përmirësimin e nivelit të mirëqenies së pensionistëve në harkun kohor 1.1.1994 -31.12.1996, si dhe rregullon e masën e pensioneve për kategoritë e grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, dhe minatorëve të nëntokës që kanë dalë në pension të parakohshëm. Projektvendimi synon të barazojë pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 - 31.12.1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 - 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor. Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj. Nga këto ndryshime do të përfitojnë 3000 pensionistë, gra që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, si dhe minatorë të nëntokës. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi do të fillojnë nga data 1.6.2016 dhe do të përballohen nga fondet e buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
 
 
Pensioni minimal pas rritjes
 
I caktuar në 1996    Masa pas rritjes
 
3,682           14 089
 
3,683           14 095
 
3,684           14 100
 
3,685           14 100
 
3,686           14 100    
 
3,687           14 120
 
3,688           14 130
 
3,689           14 200
 
3,690           14 200
 
3,691           14 200
 
3,692           14 210
 
3,693           14 260    
 
3,694           14 280    
 
3,695           14 295
 
3,696           14 315    
 
3,697           14 335
 
3,698           14 350
 
3,699           14 380

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!