TIRANE- Qeveria ka vendosur rritjen e kontributeve që mbahen nga paga e nëpunësve të lartë të administratës për pensionin suplementar, ashtu si dhe të masës së përfitimit. Përmes një projektligji të miratuar javës së shkuar Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kritere të reja për kontributet që do derdhin punonjësit e administratës si dhe të mënyrës së përllogaritjes së tyre.
Drafti parashikon rritjen nga 4% në 5% të kontributit të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të pare ku bëjnë pjesë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Deputetët, krerët e Gjykatave, deri te Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
/Shqiptarja.com