Drejtori i Përgjithshëm i Postave, Majlind Lazimi ka reaguar sot pas takimit që Ministri i Mirëqënjes Sociale e Rinisë pati me drejtues të bankave të nivelit të dytë, me qëllim që të gjitha pagesat e pensioneve të shpërndahen jo më në postë, por në banka. Sipas Lazimit, filialet e postave në mbarë vendin i shërbejnë më shumë se 550 mijë pensionistëve ku 145 mijë prej tyre pagesën e marrin në banesë, nga shërbimi i postës.
 
Pensionët, sipas drejtorit të Postës, Lazimi ka shkaktuar një kaos tek pensionistët ndëkrohë që publiku ndjehet i dezinformuar.
 
Ndërkohë, ai ka theksuar se Posta Shqiptare  ka kapacitete të mjaftueshme e personel për këtë ofrimin e këtij shërbimi për të gjithë pensionistët në qytet dhe zona rurale.

Majlind Lazimi i ka bërë apel pensionistëve që të rrinë të qetë,pasi do ta marrin pensionin në zyrat e Postës.
 
Vetëm pak ditë më parë, Ministri Klosi tha se pensionistët nuk do të sorollaten më san ë një zyrë postare në tjetrën, pasi shumë shpejt ata do ta tërheqin pagën e tyre në bankomatët e bankave.
 
Për këtë, ai iu bëri thirrje bankave që të nisin proçedurat për këtë çështje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)