Pensionet, si do t'u kthehen paratë e mbajtura 1733 personave

Pensionet, si do t'u kthehen paratë e mbajtura 1733 personave

Pensionistët

Janë 1733 persona të cilët përfitojnë nga falja e detyrimeve që kanë ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Këtyre personave jo vetëm u falen detyrimet, por edhe do t’ju kthehen lekët.

Sipas vendimit të qeverisë janë 260 minatorë që u falen detyimet, si dhe 626 invalidë të plotë dhe 847 invalidë të pjesshëm. Sapo vendimi i qeverisë të hyjë në fuqi, brenda një muaji ISSH do t’ju kthejë pas të gjitha lekët që u ka mbajtur 1733 pensionistëve.

Mbajtja e pensionit
Minatorët dhe invalidët detyroheshin të punonin për shkak të pensionit të ulët, por në rastet kur zbuloheshin nga ISSH, u mbahej 50% e pensionit. Kjo “gjobë” jo vetë që nuk do t’ju mbahet më, por qeveria nëpërmjet fondit 9.352.000 lekë do t’jua kthejë mbrapsht të gjithë pensionistëve që kanë qënë debitorë. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore sapo vendimi i qeverisë të hyjë në fuqi, do të nisë kthimi i lekëve për pensionistët.

Vendimi
Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, thuhet se falen të gjitha detyrimet për minatorët të cilët kanë qënë të punësuar dhe kanë marrë pension njëkohësisht. Këta pensionistë i paguanin ISSH një detyrim, të cilin qeveria ka vendosur t’jua falë.

Gjithashtu detyrimet u janë falur edhe invalidëve, të cilët kishin detyrime për të paguar tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Të gjithë personat që kanë punuar njëkohësisht kur merrnin pension, nuk do të paguajnë më detyrime te Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Procedurën e faljes së detyrimeve për subjektet e ligjit nr.72/2017, “për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti dhe të pensioneve për minatorët. ISSH të evidentojë në kartelë të veçantë financiare dhe të çregjistrojë në kontabilitet shumën e detyrimit të mbetur më 31.12.2016 të çdo pensionisti në pension invaliditeti apo si ish-punonjës nëntoke, e cila falet sipas përcaktimeve në nenet 1 e 2, të ligjit nr.72/2017, “Për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të personave në pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”. Falja dhe kthimi i shumave të detyrimit të falur, por të paguara, bëhet me vendim të nëpunësit autorizues dhe të nëpunësit zbatues të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe jepet evidentim apo pagesë në sistemin informatik të përfitimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Vendimi i qeverisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton