TIRANE- Të gjithë personat mbi 70 vjeç të cilët nuk kanë asnjë të ardhur nga data 1 janar e vitit 2015 do të përfitojnë pension social i cili është përcaktuar në masën e 6750 lekëve.
 
Vendimi
Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave tashmë ka përcaktuar edhe kriterit dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë përfituesit e kësaj pagese. Sipas vendimit, përfitojnë pension social shtetasit shqiptar i cili ka plotësuar moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për pension dhe nuk ka të ardhura ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.