TIRANE- Afati i fundit për pensionistët, që të përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike nuk do të jetë data 28 prill. Një udhëzim i ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, për Institutin e Sigurimeve Shoqërore përcakton se afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin do të jetë fundi i muajit qershor.
Gazeta kontaktoi me zëvëndës drejtorin e ISSH, Ali Emini i cili konfirmoi se pensionistët do të kenë afat deri në fund të muajit qershor për të dorëzuar dokumentacionin. “Është një udhëzim i ministri Veliaj, për t’u lënë më shumë kohë pensionistëve që të dorëzojnë dokumentacionin. Ky udhëzim është bërë që pensionistët të mos presin në radhë për të dorëzuar dokumentacionin.
Aktualisht zyrat e ISSH janë shtuar, por numri i pensionistëve është shumë i lartë, vetëm në Tiranë janë rreth 30 mijë dhe udhëzimi i ri është vetëm për pensionistët, që të kenë kohën e mjaftueshme”, - tha për gazetën Ali Emini. Pensionistët do të përfitojnë 648 lekë në muaj.
/Shqiptarja.com