TIRANE- Data 27 qershor ishte afati i fundit për të marrë kompesimin e energjisë elektrike prej 648 lekë. Pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike dhe kryefamiljarët me pagë nën 35 mijë lekë bruto marrin një kompesim, pas ndryshimit të çmimit të energjisë, ku u hoq fasha mbrotjëse për shtresat në nevojë. Mbarimi i afatit ka bërë që disa dosje te cilat nuk ishin dorëzuar të gjitha dokumentat e kërkuara, t’u “digjet” kompesimi prej 648 lekësh. Sipas të dhënave nga Insitituti i Sigurimeve Shoqërore janë rreth 300 pensionistë që nuk do t’u lidhet kompesimi.