Pensionistët e vetëpunësuar, përjashtohen nga pagesa e kontributeve! Projektligji i propozuar nga Rama del në konsultim publik

Pensionistët e vetëpunësuar, përjashtohen nga pagesa e kontributeve! Projektligji i propozuar nga Rama del në konsultim publik

Foto ilustruese

TIRANË- Të gjithë pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat, nuk do të paguajnë me kontributet e sigurimeve shoqërore. Projektligji për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore tashmë është hedhur për konsultim publik.

Qëllimi i këtij projektaktit, konsiston në përjashtimin e përfituesve të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunësohen në sektorin privat, pasi kanë fituar të drejtën për pension pleqërie, nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke qenë se atyre nuk u njihet si periudhë sigurimi koha e vetëpunësimit”, ndërkohë që paguajnë kontribute*, thuhet në relacionin e projektligjit.

Pensionistët e vetëpunësuar aktualisht paguajnë sigurimet si të gjithë të punësuarit. Projektligji është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe nisma vjen pasi qytetarët e aprovuan me përgjigjet e tyre në Këshillimin Kombëtar.

Përmes nismës së Këshillimit Kombëtar qytetarëve u kërkua të jepnin mendim, në lidhje me faktin nëse pensionistët të cilët vetëpunësohen në sektorin privat duhet të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të detyrueshme për sigurime shoqërore. Nga rezultatet e kësaj nisme evidentohet fakti se 66% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive.

Me qëllim shmangien e detyrimit për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore të personave të cilët përfitojnë pensionin e pleqërisë dhe vetëpunësohen në sektorin privat, duke qenë se atyre nuk u njihet koha e vetëpunësimit si periudhë sigurimi. Në këtë kuptim, efekti i pritshëm i projektaktit është lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontributeve të cilat deri më sot nuk u njihen si periudhë sigurimi, thuhet në relacion.

Aktualisht janë 1 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat të cilët paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14,151,424 lekë, të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore. Shuma 169,817,088 lekë në vit me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve do të zbritet nga të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore.

Efektet financiare të këtij ligji fillojnë nga data e hyrjes së tij në fuqi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 29/06/2022 16:51

    Dhe ky ligj ne favor te pronareve dhe jo te punonjesve, pasi ketu perjashtohen pensionistet e punesuar, flet vetem per pensionistet e vetpunesuar dhe jo per pensionistet e punesuar pasi te cilet vazhdojne te punojne nga qe kane pensionin e vogel.

    Përgjigju
  • Mani Pulite: 28/06/2022 20:53

    ......si psh i ati i Alqi Bllakos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor