Pensionistët ende pa gjel deti për festa, shpërblimi u shkoi për ilaçe: E falenderojmë qeverinë për bonusin po s’na hyri në punë  

Shyqyretja dhe Fatbardha janë dy mikesha e që të dyja gëzojnë pensionin e pleqërisë. 5 mijë lekëshin që kanë marrë si shpërblim nga qeveria për festa thonë se e kanë shpenzuar me kohë për ilaçe, por gjithsesi me ndihmën e fëmijëve do të përpiqen që tryeza e tyre natën e ndërrimit të viteve të mos jetë e vakët.

“Shpërblimi i Vitit të Ri nuk na del jo për pulë e për kështu , por për asgjë. Kështu që është shpenzuar me kohë për ilaçe.”

“Janë shumë shtrenjtë. Ne jemi pensionista, megjithatë kemi bërë diçka për kalamajtë.”

Me shumë sforco, të tjerë pensionistë e kanë ruajtur bonusin e fundvitit, të cilit do t’i shtojnë edhe ca lekë të tjera për të blerë gjelin e detit.

“ Shpërblimin e Vitit të Ri e kemi marr. Do të marrim gjelin e detit. Çmimet ngrihen , por çfarë të bëjmë neve. Duhet t’i përballojmë. Nëqoftëse nuk i përballojmë do të blejmë sa të kemi.”

“Pensioni ynë gjanëm është shumë i lartë (me ironi). Shyqyr kemi fëmijët që na ndihmojnë!”

“Me ato lekë s’plotësova as gjysmën e gjelit.”

“E falenderojmë që na dha 50 mijë lekshin, po s’na hyjnë shumë në punë. Si kudo janë rritur çmimet . Tryezën do e kemi njësoj sepse kemi punuar për këtë ditë”

“Do blejmë kaposhin. Tryeza pak më e vakët do jetë pak e vakët se tani këto çmimet e shërbimet janë rritur. Na ndihmon njëçik dhe fëmija e kështu’’

Pensionistët thonë se shpërblimi i qeverisë ishte i pamjaftueshëm, por të paktën nipërit e mbesat nuk do të mbeten pa dhurata.

“Me thënë të vërtetën ai 50 mijë lekshi është për kafe. Atë 50 mijë lekshin do e blej dhuratë për nipërit e  mbesat .”

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 29/12/2022 13:47

    Nuk kënaqeni kurr,do ishte më mirë po të mos e kishit atë 5000lekësh ?,kujt nuk I ka hyrë në punë ,le ta kthej mbrapsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës