Do të jenë 643 mijë pensionistë të cilët do të marrin shpërblimin për festat e fundvitit perj 6 mijë lekësh. Këtë shpërblim do ta marrin një sërë kategorish pensionistësh, duke filluar nga ata që u është caktuar pensioni në vitin 1993, pensionet sociale, pensionet e parakohshme deri te pensionet e plota të pleqërisë.
Po kur do ta marrin shpërblimin prej 6 mijë lekë të reja pensionistët? Posta Shqiptare bën me dije se në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore do të nisë shpërndarja e lekëve brenda datës 22 dhjetor.
Do të jetë ISSH-ja, e cila do të dërgojë listat e 643 mijë përfituesve tek Posta Shqiptare dhe më pas pensionistët mund ta tërheqin shpërblimin në zonën ku banojnë. Për të mos krijuar radhë shpërblimi do shpërndahen në bazë të një kalendari i cili do miratohet nga Posta Shqiptare. Burime nga Posta Shqiptare bëjnë me dije se shpërblimi do të jepet brenda datës 28 dhjetor dhe nuk do të jepet në ditën e fudnit, siç ndodhi një ditë më parë.
ShpërblimiNdryshe nga një vit më parë ku u dhanë 2 mijë lekë shpërblim, për 2016 qeveria akordoi 6 mijë lekë shpërblim për pensionistët. Ndërkohë personat me aftësi të kufizuar apo familjet me ndihmë ekonomike do të marrim 2 mijë lekë. “Për pensionistët, qeveria do të vërë në dispozicion fondin më të madh në këto 25 vjet në vigjilje të festave, duke i dhënë çdo njërit dhe çdo njërës prej 643 mijë pensionistëve, 60 mijë lekë [të vjetra]. Që është në historikun e kësaj procedure tradicionale edhe shifra më e lartë dhe po ashtu, thuajse e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm. Për herë të parë nuk ka qenë pjesë e këtij momenti të fundvitit, kategoria e personave me aftësi të kufizuar apo e familjeve ndihmë ekonomike. Do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë [të vjetra]’, - u shpreh kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
42.7%
-
Të gabuar
53.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 20511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kaos dhe tensione në dashuri, por është koha për reflektim, çfarë thonë yjet për ju sot
29 Shtator, 07:09
-
Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'
28 Shtator, 22:56
-
Zbuloni shenjat e horoskopit që sakrifikojnë më shumë për partnerin
28 Shtator, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 0-3 Genoan dhe merr kreun e Serie A! Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Gjimshiti më i miri te Atalanta
28 Shtator, 22:37
-
FOTOLAJM/ 'Vëllazëria pushton gjithçka', Veliaj takon Alex Soros në New York
28 Shtator, 22:14
-
'Babalja'/ 24 orë në qeli, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes
28 Shtator, 21:58
-
Ministri Balla takim me shqiptarë që jetojnë në Mynih: Brenda vitit 2025, shërbimet konsullore online
28 Shtator, 21:44
-
Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv
28 Shtator, 21:12
-
Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot
28 Shtator, 21:02
-
GOLAT/ Paqe mes golave spektakolarë, Bayern Munich barazon 1-1 kundër kampionëve të Leverkusen
28 Shtator, 20:38