Pensionistët, ndryshon procedura, si merret kompensimi i energjisë

Pensionistët, ndryshon procedura, si merret kompensimi i energjisë

Pensionistë

Çdo pensionistë që kërkon të përfitojë kompensimin e energjisë elektrike, nuk ka pse të dorëzojë më çertifikatat apo dokumentin që tregon se ka paguar energjinë elektrike. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije procedurën se si merret kompensimi i energjisë prej 648 lekë, por edhe si përfitohet ajo për pensionistët.

Pensionistët e rinj mjafton të bëjnë aplikimi për të marrë kompensimin dhe është ISSH ajo që i lidh 648 lekë, të cilat i merr si pjesë e pensionist. Ndërkohë për pensionistët aktual, nuk ka pse të bëjnë aplikim të ri.

Kompensimi
Kompensimi i energjisë elektrike e përfitojnë: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat.


Deklarata e kompensimit

Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. 3. Dokumentacioni që kërkohet: Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit. 

Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara(nuk duhet). Masa e përfitimit: 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin. Përfituesit e rinj kualifikohen për përfitim vetëm pas deklarimit dhe dorëzimit të dokumenteve të përcaktuara

Kryefamiljarët
Kryefamiljarë që përfitojnë pension invaliditeti dhe pension pleqërie. Lista emërore e pensionistëve kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie ose pension invaliditeti, që përfitojnë kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH, përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe strukturat rajonale në varësi të tij, bazuar në deklaratën personale të përfituesit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suzana: 13/09/2020 20:58

    Shume i vonuar ligji per eliminimin e ketyre monstrave.Duhen djegur me bezine keto monstra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse