Pensionistët në Elbasan pazare pa leje: Dalim se do hamë, do iki te varrezat...'S'kam telefon me internet' (VIDEO)

Pensionistët në Elbasan kanë dalë ditën e sotme për të bërë pazaret e tyre pasi janë të vetmuar dhe nuk kanë persona që mund t'i ndihmojnë për të bërë shpenzimet e nevojshme.  Një pensioniste tregon se është vetëm dhe s'ka nevojë për leje pasi nuk mund të rrijë pa ngrënë.

"Dola se do ha. Nana rri brenda ç'e dua lejen, unë dua leje që të iki te varrezat. Jetoj vetëm prandaj dal, nuk kam kërkuar ndihma më del pensioni im. kam punuar 40-vjet", tha ajo.

Por ka dhe nga ata të cilët nuk kanë aplikuar pasi nuk mund të përdorin internetin dhe dalin pa leje.

"Unë kam marrë tek komuna. Online unë nuk di as ta përdor telefoni. Po mirë do rri pa ngrënë, kam dal të përdor. S'kam telefon me internet".

Shqetësim ngelet fakti se pavarësisht se mosha e tretë është më e rrezikuar për COVID-19 pensionistët kanë dalë pa maska dhe doreza, duke mos respektuar rregullat e kërkuara. Deri ditën e sotme në Elbasan janë regjistruar 15 persona të infektuar me COVID-19.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 10/04/2020 13:35

    Merrjani shenim emrin kesaj nenes, dhe perjashtojeni nga skemat e perfitimit te barnave me rimbursim per te pakten nje vit. Dhe te shkoje te haj bar te varrezat se eshte bio.. Njerez budallenj.

    Përgjigju
    • Alb: 10/04/2020 13:54

      Ta burgosin me mir.

  • Hajdari pensjonist!: 10/04/2020 13:33

    Pensjonistet kane qene dhe mbet shtresa qe ka vujtur meshume nga e kalura,per shkak te punes rendomte qe ata kane bere gjate rregjimit komunist,njekohesisht pensjonistet jane njerzit me te perbindur te shoqerise dhe te ligjit.Shteti shoqerija familja ndaj tyre ka detyrime morale,qe jo vetem te sillet mire meta por tju krijoj te gjitha mundesit edhe per kete situate te jashzakoneshem te jetoje te qete pa ngarkesa e strese.Qendrimi i tyre 40 dite ne karantine ne ambjente e mbyllura te baneses,ku ju mungon sherbimi per shkak te vehtmise apo te ndonje semundje plus qe mundeken e ngarkon jashtmase ngarkesen emocjonale te kesaj shtrese.Nuk dua te ersoje kujdesin e Qeverise,te Kryeministrit Rama dhe te pushtetit lokal per tuardhur ne ndime vertet kesaj shtrese ne nevoje,por eshte e mundur qe kylloje sherbimi te jepet ne te gjithe vendin,cilido e dinnqe eshte e veshtire.Ne disa raste pensjonistet e vetmuar thyjen urdhin e daljes per te blere ndonje ushqim apo ilace Desha ti lutem Kryeministrit Rama qe te rishikoje urdherin e daljes ne nje dite dhe ore te caktuar te pensjonisteve atyre qe jane te vetmuar tu jepet leje per te blere ushqime ilace brenda lagjes tyre.Nje ose dy dit ne jame dhe te mosjete kategorike urdher i dhene qe pensjonistet preashtohen per te zgjidhur pikerisht hallet qe kane.Fjalen e kame vetem per ata qe skane njeri.Ligjerisht ne gjendje civile figurojne te vetmuar.Besoj qe Kryeministri Rama dota mari ne kosiderat ket propozim.

    Përgjigju
  • Latif: 10/04/2020 13:30

    Or mjeshtra, pensionisti dhe po te aplikoje nuk i jepet, ja u tha Ramallahu, Lali Eri po ashtu me fushaten "bireso nje gjysh". Apo hajde shkruaj dhe justifiko diten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?