Pensionistët që jetojnë vetëm dhe kryefamiljarët që trajtohen me ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë taksë mbi ndërtestën. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në Komisionin e Ekonomisë, u shpreh se nga data 1 prill nis zbatimi i metodologjisë së re.
Opozita nuk u shpreh kundër metodologjisë por vlerës së taksës. Nënkryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku u shpreh skeptike për aplikimin e kësaj takse, me argumentin se bashkitë nuk i kanë të sakta dhe të plota databzat, çka sipas saj krijon mundësi për abuzime. Për këtë shqetësim pati përgjigje nga vetë ministri Ahmetaj.
Për Ahmetajn databast nuk duhet të shikohen me shqetësim.
Përfshirja në skemën e TVSH të biznesit të vogël nxiti debat mes Ministrit dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.