TIRANË - Qeveria miratoi sot dy vendime të rëndësishme, në mbledhjen e radhës të kabinetit në Kryeministri. Qeveria miraton aktin normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë si dhe bonusin e fundvitit për pensionistët
Nga bonusi i fundvitit për pensionet do të përfitojnë 724 mijë pensionistë. Lajmin e bënë të ditur dy ministrat, ai i Financave Petrit Malaj dhe i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Ministri Malaj theksoi për gazetarët se brenda datës 31 dhjetor 2024 do të përfundojë procesi i rimbursimit për profesionistët e lirë.
'Nga ky akt normativ përfitojnë 6450 profesionistë të lirë, që do rimbursohen me fond prej 501 milionë lekë. Parashikojmë që procesi të përfundojë brenda datës 31 dhjetor 2024, do të ngarkojmë Tatimet për mbarëvajtjen e gjithë procesit”, tha Ministri i Financave Petrit Malaj.'
Ndërsa ministri Gonxhja u shpreh se shpërndarja e bonusit për pensionistët do të nis javën e dytë të dhjetorit.
'Për të gjithë 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 15,000 Lekë, dhe 213,760 pensionistë me pensione mbi 20,000 lekë përfitojnë bonusin 10,000 Lekë! Theksoj se të gjithë ata 65,763 pensionistë invalidë, 44,561 pensione familjare - gra e burra të ve, fëmijë jetim pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonusin maksimal 15,000 Lekë! Përfshihen në këtë bonus fundviti edhe 2,900 pensionet e parakohshme të ushtarakëve”, tha Gonxhja.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
16%
-
Jo
75.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 369
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pensionistët tërheqin bonusin: I pamjaftueshëm, s’del për ilaçe
5 Mars, 18:18
-
Fatos Çoçoli: Pensionistët me shpërblime pesëfish këtë vit?
4 Mars, 18:42
-
Nis shpërndarja e bonusit të pranverës, deri tani e kanë tërhequr 22718 pensionistë në të gjithë vendin! Ministri Gonxhja: Afati deri më 30 shtator
3 Mars, 17:18
-
Nga sot pensionistët marrin bonusin e pranverës, flasin për Report Tv: Na ndihmon por pa fëmijët s’mund t’ia dalim
3 Mars, 17:01
-
'Bonusi i pensionistëve për të marrë vota', Rama i përgjigjet komentuesit: Po bëjmë reformë! Nuk po krijojmë piramidën fatale të Sudeve, Rrapushit dhe Bufit të Kënetës
1 Mars, 15:53
-
Shpërndarja e bonusit të pranverës nis të hënën, Rama: 730 mijë pensionistë përfitojnë 50-100 euro shpërblim
1 Mars, 09:43
-
Shqipëria firmos marrëveshje me Izraelin për Teknologji dhe Inovacion, Rama: BE na ka hapur një dritare, moment historik dhe mundësi që s’vjen për herë të dytë
28 Shkurt, 11:04
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar: Mbyllet në fund të vitit, do jetë më i bukuri në Europë! Ishte godinë nostalgjike dhe pa vlerë (VIDEO)
27 Shkurt, 13:18
-
Rindërtimi në Kombinat, Rama inspekton zonën: Gjykatës të papërgjegjshëm dhe masha politike na kanë futur stërkëmbësha! Të gjithë do marrin shtëpinë e vet
24 Shkurt, 15:54
-
Rama: Këneta më paska denoncuar për dy krime zgjedhore, takimi me punonjësit e Bashkisë pasi dolën nga puna! Do e përsëris 'krimin', edhe atë për bonusin e pensionistëve
21 Shkurt, 17:03
-
Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Nga 1 marsi nis shpërndarja
19 Shkurt, 14:26
-
Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime
19 Shkurt, 12:25